Në fokus

August 25, 2018 | 8:24

Nga Blerina Mema: Efektet shkatërruese të dhunës verbale, të “paguash” çmimin e brishtësisë

“Ku po shkon, ne vetëm po flisnim…”

Kjo nuk është e vërtetë gjithmonë. Mund të kemi të bëjmë me një dhunë verbale. Kur ndodh një grindje, njëri është gjithmonë më i ashpër se tjetri, dhe sillet sikur nuk ka pasur sulme të cilat, ai i ka bërë gjatë diskutimit. Më konkretisht, ka njerëz që gjatë diskutimeve mendojnë për pasojat e fjalëve të tyre dhe të tjerëve ashtu si ka të tjerë që lirojnë të gjithë zemërimin që kanë brenda sikur ky moment t’i lehtësojë nga gjithçka që i mundonte.

dhune-verbaleKjo dinamikë e komunikimit është veçanërisht e dukshme te çiftet, por jo vetëm. Ka të tjera, të tilla si ato midis shefit dhe vartësit ose midis prindit dhe fëmijës. Marrëdhënia mes dy personave që e duan njëri-tjetrin duhet të jetë simetrike. Në këtë rast jo, është e kundërta!

Njerëzit që përdorin dhunën verbale gjatë diskutimeve, janë në gjendje të kuptojnë dobësitë e tjetrit dhe t’i përdorin ato si armë. Kjo aftësi, në këtë rast e përdorur në mënyrën më të gabuar, nuk vjen nga asgjë, por është rezultat i një vështrimi të kujdesshëm dhe kureshtar. Ata janë njerëz kureshtarë, të vëmendshëm dhe shumë inteligjentë. Ata paguajnë çmimin e brishtësisë së tyre. Kush sulmon verbalisht apo fizikisht, e bën këtë sepse ai ndjehet i kërcënuar. Është një reagim instiktiv që ka të bëjë ndoshta me historinë tonë gjenetike apo dhe biologjike. Kjo në fakt mundon muskujt e atij që sulmon verbalisht e sforcon edhe trurin!

Personi sulmon verbalisht kur ai është i turbullt, e di se ku duhet të lëndohet, por e bën atë rastësisht, pa ndonjë planifikim. Mendja e tij në ato momente është pa arsyetim. Nuk ka asgjë që do mundë ta bëjë atë të qetë, ai thjesht dëshiron t’ju lëndojë.

Në përmbledhje, ai i cili sulmon verbalisht:

– ka një inteligjencë të lartë spekulative

– është një person shumë i brishtë

– ka vështirësi për të kontrolluar impulset

Kush është në anën tjetër të barrikadës? Çfarë lloj individësh janë ata që durojnë britmat histerike dhe të dhunshme të një personi tjetër?

Ata janë njerëz introvertë, të cilët, sapo dikush ngre zërin e tyre, humbasin interesin për bisedën. Ata duken pothuajse të trembur nga zemërimi që shpërthen para tyre, por nuk guxojnë ta prekin. Brenda kokës ata mezi   presin që ai teatër, pa përmbajtje të mbarojë. Ata e kuptojnë se sa të vërteta ka në fjalët e dëgjuara falë aftësisë së tyre për introspeksion. Nëse kjo nuk do të ishte kështu, ata do të mbyteshin nga elementët emocionale të diskutimit, ato të zemërimit.

1

Ata nuk i përgjigjen, sepse ndërsa janë fyer, mendojnë për vazhdimin e lidhjes me personin që po ushtron dhunën verbale. Por kjo nuk është absolute! Zgjedhja e  tyre nëse do të vazhdojë apo jo kjo marrëdhënie, varet nga varësia që kanë ndaj personit.

Duke përmbledhur, kush duron sulmet verbale:

– ka një inteligjencë të lartë sociale

– është introvert

– nëse vazhdon të durojë këtë lloj sulmi disa herë, ka të ngjarë të jetë i varur

Dhuna verbale gjithmonë dhemb, pavarësisht nëse marrëdhënia vazhdon apo jo!

Kur marrëdhënia vazhdon pas rasteve të dhunës verbale, situata është shumë e keqe. Së pari, sepse për të normalizuar këtë lloj komunikimi do të thotë se ajo do të përsëritet gjithnjë e më shpesh dhe nevojitet durim e sforcim. Së dyti, sepse personi i dhunshëm pas një kohe kthehet në normalitet, por nuk mund të anulojë atë që ai mbolli gjatë përshtatjeve të tij të zemërimit përballë jush! Kjo ka kosto emocionale për gjithsecilin që gjendet në një situatë të tillë.

Fjala dhe komunikimi janë thelbësore në një marrëdhënie, cilado qoftë ajo!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top