Posta

August 25, 2018 | 8:30

POSTA / Ish-gruaja do të më marrë fëmijën jashtë, avokati: ligji përcakton zhvendosjen e fëmijës me vendim gjykate

child-custody-divorce

Përshëndetje avokat. Para një muaji vendosa të hap gjyqin për të marrë divorcin nga ish-bashkëshortja ime, sepse ajo nuk ndodhet këtu. Para një jave ajo erdhi nga Italia, dhe mes debateve të mëdha për të marrë fëmijën, por unë nuk dua t’ia lë asaj. Në rast se ajo fiton gjyqin, e ka të drejtë të marrë fëmijën me vete në Itali pa lejen time? Ju lutem, dua të di më shumë rreth kësaj çështjeje?

harbi

Përgjigje

Zgjidhja e martesës nuk privon bashkëshortët në ushtrimin e përgjegjësisë prindërore ndaj fëmijëve. Ata nuk kanë të drejta të “privilegjuara” ndaj njëri-tjetrit, qoftë edhe pas divorcit; pasi nuk shkarkohen nga detyrimet, edhe sikur t’u jetë hequr përgjegjësia prindërore, që nënkupton tërësinë e të drejtave dhe detyrave për të siguruar mirëqenien më të lartë të fëmijës. Kjo përgjegjësi u përket dhe ushtrohet së bashku nga të dy prindërit, por ndodh shpesh, që njëri nga prindërit imponon qëndrimet për fëmijën pa miratimin e prindit tjetër. Në raste të tilla, çdo bashkëshort mund të autorizohet nga Gjykata,  për të kryer veprime juridike, kur mungon bashkëpunimi, pëlqimi ose refuzimi i bashkëshortit tjetër. Në rastet e divergjencave për lëvizjen e fëmijës pa pëlqimin reciprok të prindërve, ligji përcakton se zhvendosja e fëmijës brenda ose jashtë vendit bëhet me vendim gjykate.

Pra divorci zgjidh marrëdhënien mes bashkëshortëve dhe jo mes tyre dhe fëmijëve. Këshilloj që ish-bashkëshortët nuk duhet të abuzojnë, duke privuar fëmijët e tyre që të largohen me prindin tjetër brenda apo jashtë vendit, apo dhe këta të fundit që, pasi marrin fëmijët me lejen e ish-bashkëshortit apo vendimit të Gjykatës të mos e rikthejnë fëmijën për kontakte të vazhdueshme me prindin në Atdhe, pasi në të tilla raste ndiqen procedura të tjera riatdhesimi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top