Në fokus

November 18, 2017 | 7:59

Nga Blerta Haxhiaj: Ekonomia e seksit – Freud vs Reich

Shumica e njerëzve janë skeptikë rreth shkrimeve të Wilhelm Reich në disiplina në të cilat ai ka qenë aktiv si në psikologji, sociologji, fiziologji dhe në biologji-subjekti i seksualitetit ka disa prerje virtuale në kërkime të ndryshme, në rrafshe të ndryshme. Ekonomia e Seksit shndërrohet në një disiplinë të pavarur duke zotëruar metodat e veta të kërkimeve dhe trupin e vet epistemologjik, e cila është një shkencë-natyrore empirikisht e themeluar mbi teorinë e seksualitetit.

Blerta Haxhiaj, studiuese në Filozofi

Ekonomia e Seksit rritet në ‘mitrën’ e psikoanalizës së Freud-it në vitet 1919 – 1923. E tërë kjo funksionon si një kompas në një familje të panjohur. Një element i rëndësishëm është ‘potenca orgastike’ e zbuluar në vitin (1935) dhe rrezatimi orgonë (1939). Ekzistojnë faktet bazike ku janë disa tundime për t’i fshehur këto arritje për hir të shkëlqesisë intelektuale, paqes mendore apo pranueshmërisë nga të tjerët “Tundimi për të mohuar etiologjinë seksuale të shumë sëmundjeve është shumë falënderues në rastin e ekonomisë së seksit se sa ishte në psikoanalizë” ( Reich Wlhelm “Function of The Orgasm” Sex-Economic Problems of Biological Energy.) Ky koncept është për të treguar, dhe është përdorur në rrafshe të reja shkencore për kërkime në fushën e energjisë biofizike. Termi ‘seksual’ tashmë shndërrohet në një term ofensiv, sepse është e rëndësishme të zbulohet kuptimi i jetës njerëzore”.

1Dëmi që sjell ekzistenca jote është se shkatërron butësinë, delikatesën e fëmijëve të shëndetshëm të kultivuar nga prindërit e tyre të shëndetshëm, se e quan dashurinë e pastër të fëmijës së shëndetshëm simptomë patologjike. Qëndron në atë se je si vozë, mendon si vozë, ecën si vozë, jep mësim si vozë, në atë që nuk strukesh e qetë në një qoshe të jetës (të vogël), por përpiqesh të diktosh në këtë jetë trupin tënd prej voze, gënjeshtrën dhe urrejtjen tënde të thellë për fëmijët, pas buzëqeshjes tënde të rreme”. (Reich Wilhelm “Degjo Njeruc“ fq -75). Deri më tani ky domen ka marrë shumë kohë deri sa ka arritur të fitojë seriozitetin e duhur që të jetë i lirë nga shtrëngimet sociale. Një nga çështjet është se, cila është murtaja fizike që shërben për ngritjen e sistemeve diktatoriale (?) – ekonomia e seksit është një disiplinë e shkencave natyrore dhe jo thjesht një subjekt i seksualitetit; “orgazmoterapi” si koncept më vetë më shumë asocion në rrafshin mjekësor; mirëpo ekzistojnë grupe të ndryshme që kundërshtojnë këto metodika dhe lloje të këtyre terapive ku në bazë të kësaj identiteti i procesit seksual dhe procesit jetësor do të bëhej i errët.

Teoria e ekonomisë se seksit progreson në disa etapa: shëndeti psikik varet nga potencialiteti orgon nën domenin ku i dorëzohemi eksperiencës së aktit seksual.  Është gjetur se mbi qëndrimin e karakteristikave të aftësisë së njeriut për të dashuruar është shëndeti; sëmundjet psikike janë si rezultat i shqetësimeve natyrore për të dashuruar; në rastet e impotencës orgone nga shumica e njerëzve buron një energji e madhe negative, e cila shndërrohet në burimin e veprimeve irracionale. Mbështetja themelore për të shëruar shqetësimet psikike është ristabilizimi i aftësisë për të dashuruar e cila varet nga kushtet sociale dhe shpirtërore.

2Sëmundjet psikike janë si pasojë e kaosit seksual në shoqëri. Për shumë kohë ky kaos ka shërbyer si një kushtëzim për subjektivizimin dhe internalizimin e ekzistencës dhe mekanizmave të jetës. “Energjitë e jetës rregullojnë vetveten natyrshëm, pa ndonjë detyrim kompulsiv ose moral kompulsiv – që të dyja janë shenja të impulseve antisociale ekzistuese. Veprimet antisociale janë shprehitë e udhërrëfimeve sekondare. Këto udhërrefime janë të prodhuara nga natyra e jetës së represionuar dhe janë variacione të seksualiteti natyror”. Struktura e karakterit të njeriut modern është e vulosur nga karakteristikat mbytëse kundër natyrës së tij dhe mizeries sociale që e rrethon atë, që ka origjinën në ekonominë e seksit – qëkur emergjenca patriarkale dhe kënaqësia e punës është e zëvendësuar nga një obligim kompulsiv. Masa e madhe e njerëzve është transformuar në një strukturë të shënjuar nga frika e jetës. Kjo strukturë nuk është thjesht një formë e bazës psikike e diktaturave, mirëpo lidh këto diktatura që të justifikojnë vetveten, një tejjetësim i jetës.

Strukturimi i masave që të nënshtrohen verbërisht autoritetit nuk vjen si pasojë e dashurisë prindërore mirëpo kjo ka zanafillë në familjen autoritative, represioni i seksualitetit të fëmijëve dhe adoleshentëve është kuptimi kryesor i prodhimit të kësaj dëshire. Vdekja e shumë njerëzve në luftë është si një rezultat i negativitetit social të jetës. Autoriteti konstituon bazën psikologjike të masave të njerëzve të gjitha kombeve për pranimin dhe qëndrueshmërinë e diktaturave – elementi bazë është mistifikimi i procesit jetësor. “Natyra dhe kultura, instinkti dhe moraliteti, seksualiteti dhe angazhimi, janë të papërputhshme në ndasinë e strukturës njerëzore. Uniteti dhe shkrirja e kulturës dhe natyrës, punës dhe dashurisë, moralitetit dhe seksualitetit, do të mbesë një ëndërr aq gjatë sa dhe vetë njeriu vazhdon të dënojë çështjen biologjike natyrore për gratifikimin seksual”. (Reich Wilhelm “Function of The Orgasm” Sex-Economic Problems of Biological Energy ).

W.R përpunon dhe zhvillon teknika të ndryshme eksperimentale që sjellin zbulimin e një natyre bioelektike të seksualitetit dhe ankthit, funksione këto të cila i përkasin organizimit të jetës, duke operuar në drejtime të ndryshme – shtrirja e kënaqësisë dhe tkurrja e ankthit. “Formula e orgazmës, e cila drejton kërkimet e ekonomisë së seksit është: tension mekanik – ngarkim bioelektrik – shkarkim bioelektrik – relaksim mekanik“. Procesi i ekonomisë së seksit operon ekskluzivisht nga një perspektivë e kushteve evropiane, e cila drejtohet në katastrofa, supremacitë e shumë diktaturave janë të paragonuara me sëmundjet psikike të masave Europiane, të cilat nuk ishin të afta të elaboronin asnjë formë të demokracisë, ekonomikisht, nga ana sociale apo psikologjike. Wilhem Reich referon se ekonomia e seksit nuk ka të bëjë më parti politike apo organizata të tilla apo ideologji, thjesht koncepti të ngatërron.  Funksioni i orgazmës veçanërisht është në kontekstin profesional – shkencor dhe kulturor – politik. Pushteti social i ushtruar nga njerëzit, përmes njerëzit për njerëzit vjen nga një ndjenjë natyrore për jetën dhe respekti për performancën e punës, ky pushtet nënkupton që masat punëtore duhet të bëhen psiqikisht të varura dhe të afta të përmbushin përgjegjësitë ekzistenciale dhe racionale të jetës së tyre. Të nënshtrosh një masë neurotike dhe irracionale është të implementosh një higjienë mendore, ku së pari duhet sterilizuar nga fillimi për ta përmbushur me atë që kërkon programi dhe programueset. Një demokraci fillestare nuk mund të përballojë një masë të tillë neurotike. “Bota është 100 mijëra vite e vjetër dhe do të ekzistojë për shumë shekuj që do të vijnë. Jeta është në lëvizje konstante dhe kurrë nuk kthehet prapa. Jeta rritet gjithnjë e më shumë komplekse dhe koha e saj po shpejtohet, një pionier i ndershëm më punën time në fushën e shkencës dhe do të vazhdojë. Nga të gjitha anët jeta është e rrethuar më vështirësi. Dhe kjo na vë ne nën obligim”.

3

Një nga shpikjet e W.R është kutia orgone. Termi i saj vjen nga ‘orgazëm’ dhe ‘organizëm’ – për një energji kozmike të cilën ai thotë që e ka zbuluar, që të tjerët i referohen “Zot” – apo energjia orgone. Një nga thyerjet në tabutë e psikoanalizës ishte gjatë seancave të dëgjimit, duke masazhuar pacientin distrofik që të çlirojë muskujt dhe duke u ulur përballë pacientit (jo anash). Një tjetër shembull është se pacienti është shtrirë në poltron, psikoanalisti qëndron pas tij, nëse është e mundshme, pacienti nuk duhej të kthente kokën prapa. Duke parë prapa, pacienti e shikonte psikoanalistin si një rezistencë. Pacienti nuk ishte i aftë për asosacione të lira, ngurtësohej, nuk ishte i supozuar të shtypte çdo gjë që i vinte në mendje. Ishte e supozuar të tregonte çdo gjë mirëpo, por asgjë nuk ndodhi.

“E di njeri se si do ta ndjente veten një shqiponjë nëse do të ngrohte vezë pule? Në fillim ajo do të kujtojë se ngroh vezë shqiponje e do t’i ushqejë që të rriten. Ato që dalin nga ngrohja nuk janë gjë tjetër veçse zogj pule. E dëshpëruar shqiponja vazhdon të besojë se zogjtë e pulës një ditë do të bëhen shqiponja. Por jo, në fund bëhen vetëm pula që kakarisin. Kur shqiponja e kupton, lufton ashpër që të mposhtë tundimin për të shfarosur të gjithë zogjtë dhe pulat llafazane. Ajo që e mban është një shpresë e vogël, shpresa se ndoshta një ditë midis pulave të shumta llafazane e budallaqe të dalë një zog shqiponjë që do të rritet si ajo, që duke fluturuar lart do të shkojë shumë herë më larg për të kërkuar botë të reja, mendime të reja dhe mënyra të reja jetese.” (Reich Wlhelm “Degjo Njeruc “ fq -76). Kjo është kritika metaforike kundër psikoanalizës, duke mundësuar të ngrihen metoda dhe mundësi të reja në domenin e njeriut.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top