Psikofakt

February 14, 2018 | 14:19

Nga Blerta Haxhiaj: Shën Valentini, tregti apo dashuri?

Të quash tjetrin jo romantik, është një vlerësim paska sipërfaqësor vetëm për faktin se tregon se dita e Shën Valentinit është e komercializuar. Ky nuk mund të paragjykohet me parime deterministe.

Blerta Haxhiaj, studiuese në filozofi

Blerta Haxhiaj, studiuese në filozofi

Si dita më kreative dhe fitimprurëse për bizneset e ndryshme: restorante, dyqanet e bizhuterive, pastiçeritë, vendet luksoze ofrojnë shumë shërbime për të kënaqur të dashuruarit jo të një ditë, por edhe ata që dashurojnë dhe dinë të respektojnë të dashurit e tyre, paraqitet si një ditë aktive dhe dinamike. Më e pritshmja nga meshkujt është që ata të dërgojnë një kartolinë apo tashmë në epokën e internetit një kartolinë online, ndërkohë që femrat janë më të kujdesshme dhe kanë pritshmëri më të lartë sepse ato nuk kënaqën vetën më një kartolinë.

Duke patur parasysh se Dita e Shën Valentinit është një krijim i epokës sentimentale viktoriane që në fillim të traditave është rrënjosur në një referencë të errët nga Chaucer, në ditën e shenjtorit të një martiri të hershëm, nuk kishte asnjë interes në dashuri apo romancë.

san-valentino-hotel-villa-1Shfrytëzimi i madh i mundësive komerciale në ditën e Shën Valentinit tashmë edhe në shoqërinë tonë shkruhet dhe ekzistojnë dhjetëra artikuj rreth asaj se çfarë të bëjnë, çfarë të blejmë, çfarë të hahet dhe si të sillet në këtë ditë. Gjithashtu, i jepet fund seksualizimit modern që në kohët Viktoriane, u pa si një festë e dashurisë së pafajshme, shpesh duke i përfshirë edhe fëmijët. Si një ditë e kushtuar ndjenjave seksualiteti pushon së ekzistuari dhe ajo totalisht i kushtohet ndjenjës.

Megjithatë, dita e shën Valentinit mbetet dita e preferuar e njerëzve për propozimin e martesës, deklaratave të dashurisë, planifikimeve afatgjata, por ka nga ata që këtë ditë e shikojnë si një virus duke e cilësuar si virusi i Shën Valentinit që është më i rrezikshëm se Aids, Ebola ose kolera, një virus që ishte gati për të sulmuar zemrat e rinisë. Rinia dhe njerëzit kanë domosdoshmëri për dashuri ndaj ajo mund të jetë një virus dëshiror.

Autorë si Chaucer and Shakespeare e kanë popularizuar ditën e shën Valentinit me veprat e tyre dhe me kontributin e tyre për ta transformuar atë në një festë që mos të harrohet ku gjithmonë duhet të dhurojmë diçka dhe të dalim në takim. Mirëpo më vonë kjo festë fillon dhe merr përmasa mishëruese konsumuese ku konsumimi shkëmbehet më të ardhmen e të dashuruarve ndaj aktiviteteve sofistikuese.

san-valentinoSi një shoqëri konsumuese me një kulturë të thekshme nxitur nga ndikimi i reklamave dhe zhvillimet e saj në shtypjen dhe prodhimin masiv kontribuon në një efekt anësor të saj. Njerëzit me një kohë konsumuese dhe destruktive kanë nevojë për më shumë lojë shpirtërore dhe reduktim të kohës së punës gjatë festave që të paraqitet mundësia për mosbraktisjen e ndjenjës apo që ta gjejnë atë tjetërkund.

Me raste kuptimi i festës merr formën e një objekti që shkëmbehet duke humbur mbulesën e artë të ndjenjës. Aparatet prodhuese të marketingut të kompanive të ndryshme kanë joshur shumë klientë për festimin e festave – shën Valentini – për të dashurit dhe me të dashurit e tyre ku edhe personat jofestues krijojnë marketingun e tyre anti shën Valentin.

Funksioni i festës nuk duhet të anashkalohet apo të trajtohet ndryshe nga festat tjera apo se si njerëzit e kanë festuar atë që nga fillimi. Kjo e shndërruar si një ritual bën pjesë në kulturë dhe ndihmon të inovacionin e ndjenjës dhe shprehjen e saj si ndjenjë.

Simboli më i rëndësishëm i saj që është dhurata shërben si mënyrë për paqe e respekt reciprok. Edhe pse e shndërruar si mjet i kapitalizmit por që qetëson partnerin, bashkëshortin apo njeriun e dashur dilni dhe festoni shën Valentinin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top