Studim

January 31, 2018 | 14:57

Nga Blerta Haxhiaj: Televizioni si mjet mashtrimi dhe kontrolli

Sytë e TV jo gjithmonë shërbejnë si burim për shikueshmëri të qëndrueshme, dhe kontrolli ideal nuk është vetëm te transparenca. Kjo nënkupton një hapësirë objektive dhe një shikueshmëri të gjithëfuqishme. Nuk ka një sistem limit, mirëpo loja zhvillohet mes të ‘shikosh’ dhe të jesh ‘i shikuar’ edhe në pikën më kritike të panoptikonit që kjo edhe mund të ju verbojë. “Ju nuk e shikoni TV, por TV ju shikon juve, (drejtpërdrejtë) një parim që të determinon. Kjo bën që aparati i panoptikonit të mbivëzhgohet, ku dallimi mes aktiv dhe pasiv pushon se ekzistuari.

Blerta Haxhiaj, studiuese në filozofiTV të drejtohet ty: ti je një model, ti je prioritet. Një slogan hiper realist për shoqëritë, duke tentuar të hiper realizohet. Aty realja është e ngatërruar me modelin dhe në statistikat e përgjithshme ajo funksionon. Në zhvillimin e mëtutjeshëm të shoqërisë nuk është më ajo bindja (propaganda, ideologjia, publiciteti), por një bazament i ri “Ti je lajmi, ti je shoqëria, ngjarja je ti, ti je i përfshirë, përdore zërin tënd” një katapultim i ngjarjeve bën që e pamundura të lokalizohet dhe një instance e modelit, pushtetit, një mediumi, ndodh – qëkur ti je në anën tjetër” një refleksion i pastër, jo me dhunë apo mbikëqyrje. Një reagim sekret, një simulakra (imitim) me hapësirën e vet ku efektet e reales kthehen për t’u përdorur përsëri. Hapësira panoptike shndërrohet në një hipotezë morale që përdoret nga analistët klasik të esencës objektive të pushtetit, dhe një starnim i spektatorëve.

Televizioni në raste tilla, nuk është më një medium spektatolar, audienca nuk është më audiencë e vëzhgimit ku situatat vetëm flasin, vetë mediumi nuk mund të identifikohet si i tillë dhe kjo është formula e një kohe të re. Çdo lloj mediumi i tillë pushon së ekzistuari si i tillë edhe në kuptimin lateral, i shpërndarë dhe i shtrembëruar nga realja prandaj jo më shumë se vonë ajo nuk mund të thotë që është e deformuar. Një miksim i tillë, viral, endemik kronik dhe alarmant paralajmëron prezencën e televizionit si medium mashtrues.

Mënyra tradicionale për lajmet që të arrijnë tek audienca na sjell në këtë situatë të mënyrës perspektive dhe deteminuese. Mënyra kritike dhe aktive në një mënyrë analitike. Dallimi mes shkakut dhe efektit, mes aktives dhe pasives, mes subjektit dhe objektit, mes fundit dhe kuptimit. Kjo është një metodë që na thotë neve TV na vëzhgon, TV na tej-tjetërson, TV na manipulon, TV na informon, aty ku simulimi fillon çdokund, në politikë, ekonomi, biologji, psikologji, sociologji, në domenin medial, aty ku manipulimi është i mundur në mënyrë absolute. (Jean Baudrillard)  

tvphoto

Programacionet që ofrojnë TV-të tona përveç faktit që shërbejnë si mjet informacioni pa anashkaluar mediat dhe platformat e tjera informative si rrjetet sociale që më shumë se dëme, nuk shërbejnë pozitivisht, arrijnë të japin një hiper realitet duke u munduar të jetë apolitik. Bota teknologjike që na mban të burgosur aty, na mashtron, na shpërblen, na uron dhe na ndëshkon duke na lidhur me zinxhirë. Si shpellarë modern të Platonit rrëshqasim në grackën tonë, duke mos hequr dorë nga komoditetet dhe të mirat teknologjike të cilat janë bërë domosdoshmëri për jetesën tonë. Hiper realiteti më i keq i mundshëm që po ofrojnë mediumet tona është ai i hiper realiteti turk, prandaj mirësevjen Tur(q)i, përsëri …

Kundër ideologjisë së eksperiencës së jetuar të dehumanizimit së reales në banalitetin fondamental është radikale në autenticitetin e saj. Producentët deklarohen për një formulë paradoksale dhe absurde – as e vërtetë, as false – mirëpo është Utopi. Formula “e njëjtë sikurse të mos ishe këtu” është e barabartë me “e njëjtë sikurse të ishe këtu”, kjo është Utopi. Ky eksperiment i së vërtetës nuk është aspak një sekret apo perversion mirëpo një kërcënim i reales apo hiper realiteti i një estetike.

Një tërmet të tej tjetërsimit dhe madhështisë ku në të njëjtën kohë është një transparencë e tepruar. Në simulimin mikroskopik që transformon realen në hiper reale – ajo se çka ndodhë në porno, ku mahnitja është më shumë metafizike se sa seksuale.  Një e vërtetë është si e tillë – si një e vërtetë refleksive në pasqyrë, apo një perspektivë e së vërtetës të sistemit panoptik dhe të tërë sistemit?

Një e vërtetë manipulative e testeve dhe pyetësorëve që na nënshtrohen, e cila paguan çmimin e tyre. Hegeli na e rikujton: “Çdo gjë reale është racionale dhe çdo gjë racionale është reale”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top