Lifestyle

January 31, 2018 | 15:23

Skena botërore e kandidon sopranon Ermonela Jaho për çmimin si këngëtarja më e mirë në botë

traviata-verdi-teatro-real

Mesa duket fati ishte i shkruar që talenti i saj të të shquhej më së shumti në skenat botërore. Sopranoja Ermonela Jaho është nominuar për çmimin si këngëtarja më e mirë lirike nga International Opera Awards për vitin 2018. Ndërkaq ajo është fituese e çmimit Readers’ Award Winner dy vjet më parë, kësaj here Jaho është kandidate për një nga çmimet më të rëndësishme në garën e konsideruar si “Oscar”-i i muzikës operistike. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ermonela Jaho është shprehur e emocionuar për këtë kandidaturë.

Ndihem shumë e nderuar për nominimin në International Opera Awards 2018”, shkruan ajo.

Gara është e fortë. Sopranoja shqiptare konkurron për këtë çmim me emra të rëndësishëm të skenës operistike botërore.

ermonela-cmim

Së bashku me të garojnë Malin Byström, Carmen Giannattasio, Barbara Hannigan, Hui He dhe EvaMaria Westbroek. Nëse dy vjet më parë Jaho ishte në garë për një çmim të dhënë nga publiku dhe ishte rezultat i një votimi popullor, këtë herë për çmimet vendos një juri profesioniste, e përbërë nga emra të mëdhenj të operistikës botërore, drejtues teatrosh, administratorë, këngëtarë lirikë, që nga Italia në Amerikë e Kanada, nga Kili në Australi; kritikë dhe gazetarë dedikuar operës “Kukulla” e Kadaresë në italisht, një rrëfim për nënën dhe për vete “La nave di Teseo” ka botuar një nga tekstet më të ndjera të autorit botuese “La nave di Teseo”.

me-domingon

 

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top