FB

June 3, 2022 | 9:01

Nga Denada Toçe / A do gjej shpëtim nga trauma?

Përshëndetje e nderuar psikologe. Më pëlqejnë përgjigjet tuaja në letra të ndryshme. Djali im ka 3 muaj me ankth…

Nga Denada Toçe, psikologe këshillimi

Ai kaloi një traumë të fortë psikologjike. E kapën kriza paniku, se di. E çuam me ambulancë në spital. Aty e vunë në gjumë. Psikiatrja i dha disa ilaçe. Pas një jave pati përmirësim dhe u bë mirë. Tri ditë pasi ia hoqëm ilaçet, u përkeqësua sërish. E zunë ataket e panikut, frika e ankthi. Humbi sërish besimin. Tani vazhdon me ilaçe, me ndihmën e një psikologu. Duket mirë. Është çliruar, por thotë se ndihet i turbullt, i pafuqishëm. Edhe në mësime nuk është aq i vëmendshëm. Më jepni një mendim ju lutem!

Përshëndetje. Përballja për herë të parë me krizat e ankthit, janë shqetësuese, pasi përjetohen simtoma fizike të cilat janë të forta dhe të paarsyeshme ndaj një frike të panjohur. Kështu fëmija fillon të ketë më shumë frikë, nga frika se mos e zënë krizat, dhe kur ato e zënë, fillojnë të japim ndjesinë fizike dhe më pas psikologjike. Kështu duke shpresuar se ato nuk do të ndodhin më, japin zhgënjim dhe më pas deprimim. Ilaçet janë një mundësi për të reduktuar këto simptoma fizike, por trajtimi është mënyra më e mirë për të kuptuar burimin e ankthit dhe për ta menaxhuar atë. Me kalimin e kohës, do të mësohet ta menaxhojë dhe do të ndjehet i suksesshëm dhe i motivuar që do t’ia dalë vetë. Tashmë ai po ia del të përballet me të, por do të duhet t’i japë kohë vetes. Një gjë është e sigurtë, se deri më sot, askush nuk ka pësuar asnjë gjë prej atakeve të panikut apo ankthit. E rëndësishme është të vazhdojë të marrë ndihmë dhe të kuptojë gjithnjë e më shumë pikat e forta të tij në menaxhimin e ankthit. Përqendrimi është pjesë e ankthit. Ulet kur mendja mendon vazhdimisht në mënyrë vicioze për atë që sapo i ka ndodhur ose që mund t’i ndodh. Me kalimin e kohës edhe këtë aspekt do të fillojë ta menaxhojë shumë mirë.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 167

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top