Psikofakt

January 29, 2020 | 8:05

Nga Denisa Daka: Dobia e dënimit alternativ!

 

Në Brazil, leximi i librit nga një i burgosur, i mundëson secilit uljen e 4 ditëve nga dënimi.

Falë politikave të posaçme penale, veprime edukuese mundësojnë rehabilitilimin e të burgosurve e pas kësaj fitojnë të gjitha palët. Zvogëlohen kostot për të mbajtur një të dënuar  pas hekurave, duke zvogëluar sakaq edhe gjasat që ky i fundit të jetë sërish kontigjent krimi. Pasi deviza është e duhet të jetë në çdo rast edukimi.

Denisa Daka, avokate

Denisa Daka, avokate

E kundërta ndodh këtu, ku nëpërmjet masave drastike, humbasim çdo ditë njerëz, duke i kthyer shumë prej tyre sërish në qeli.

Politikat penale ende pas 30 vitesh në këtë vend,  janë shumë të dobëta, jashtë fokusit të ligjvënësve këtu, ndërsa dëmi e kostot dhe për këtë shkak janë shumëplaneshe.

Mbyllja pas hekurave, pa asnjë mundësi rehabilitimi të secilit prej tyre, ka rezultuar fatale jo veç për të burgosurit, por për krejt shoqërinë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top