Marrëdhënie

November 20, 2017 | 8:03

Nga Elemshahe Palushi: Marrëdhënia prind-adoleshent, e zbehtë!

Elemshahe Palushi, psikologe

Elemshahe Palushi, psikologe

Ngado që kthej kokën, në kulturën shqiptare shoh mure mes prindit dhe adoleshentit. Shumë pak prindër e thyejnë këtë mur, ndërsa pjesa tjetër jo! Jo, sepse kanë mungesë informacioni për këtë stad të zhvillimit të njeriut, ndoshta për shkak se vazhdojnë t’i kenë sytë dhe mendjen e tyre të mbështjellë nga perdet e pluhurit të së shkuarës së tyre. Nuk e kuptojnë se është një stad ku fëmijës së tyre i duhet më së shumti mbështetja, udhëzimi.

Nuk e kuptojnë që është një stad delikat.

Më shumë se sa të udhëzojnë prindërit, në kulturën tonë detyrojnë më shumë se sa të kuptojnë dhe mbështesin adoleshentin, ulërasin dhe bërtasin. Prindërit nuk e kuptojnë që është faza ku fëmija i tyre më shumë do kuptojë se sa do të gabojë nëse do të shkrihet akullnaja, nëse do të prishet muri midis prindit dhe adoleshentit. Prindërit e kanë në dorë këtë gjë!

Prindërit nuk pyesin pothuajse asnjëherë në këtë fazë se cilat janë dëshirat e një adoleshenti, cilat janë pritshmëritë e tij nga jeta, familja, gjithçka që e rrethon.

Foto ilustruese

Foto ilustruese

Sapo fëmija të arrijë në adoleshencë, prindi mendon se u rrit. Në mentalitet: Djali tashmë u rrit, u bë burrë, vajza u rrit, u bë më e madhe. Madje, madje, djali nëse rezulton mirë me mësime, të vazhdojë shkollën, përndryshe të gjejë punë detyrimisht se u bë burrë! Po vajza? Dhe vajza po ashtu, ose ndryshe, duhet të martohet! Mendimet e shumicës së prindërve tanë janë këto. Ata nuk e mendojë se akoma fëmija i tyre nuk e ka të sigurt se çfarë do, nuk e di çfarë është e mira apo e keqja, e drejta apo e gabuara.

Ndaj për shkak të vazhdimësisë së mungesës së komunikimit, të gjithë prindërve dua t’ju them që te ju qëndrojnë sa më pranë fëmijëve të tyre në këtë fazë delikate, ku fëmija i tyre mund të gabojë, por dhe faza kur mëson shumë gjëra!

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com