Këndi i të rinjve

September 10, 2018 | 8:25

Nga Enveida Kajushi: Dashuria… Sa ditë zgjasin fluturat kur jetojnë magjinë mitike në një botë histerike?

Jam pa gjumë, se edhe me sytë mbyllur, mendja luan kurthe të bukura, nga ato ku udhëtimet nuk duken të gjata, ndonëse mund të lundrosh me milje orë në to.

Enveida Kajushi, studente

Enveida Kajushi, studente

Jam pa gjumë, pa ty, me veten e përhumbur në kujtimet që rastësisht ndërtuam bashkë. Rastësisht përjetuam një dashuri të destinuar për të qenë e papërjetuar. Veç heshtja e njihte më së miri emocionin e secilit, veç sytë i dinë lotët e pamundësisë për të qenë bashkë dhe veç distanca e di sa i vrau shpirtërisht ata. Shpirti i shpirtit dhimbjen e ndjen, ama ç’rëndësi ka kur atë dot s’ia shpreh?!

Një dashuri sikur ylber ndjenjash, por pa ngjyrat e bukura të bashkimit tonë, tashmë ka ngecur në trafikun e ngjyrave bardhë e zi.

Ka ngelur në një hije shiu, si dielli në shkretëtirë. Vështirë të rriten lule aty ku lindin veç gjemba. Aty ku të tjerat thahen, ne përmbytemi në vërshime ndjenjash. Por ja që edhe teprica humb rrjedhën e vet kur prish ekuilibrat mbi jetë. Dikush jep gjithmonë më shumë në një marrëdhënie, por ajo nuk funksionon kur të dy qëndrojnë statikë, nga frika e një refuzimi të ligë. 

from-friends-to-loversÇ’paska qenë kjo dashuri e marrë?! 

Luajnë me infinitin, por s’janë të aftë ta prekin atë. Të dy vërdallisen në të, por secili në anë të ndryshme, nuk po e arrijnë akoma pikëprerjen e tij. Megjithatë dihej, që një dashuri kaq vocërrake do përjetohej e tillë, ngase dashuritë e mëdha nuk dështojnë në sprovat e saj. 

Jetuan heshtjen e saj gjersa ia kthyen kurrizet njëri-tjetrit. Mendonin se s’ishin mjaftueshëm për secilin, por s’arrinin të kuptonin që  pamjaftueshmërinë mund ta plotësonin vetëm nëse do të ishin bashkë. Ama, ja që “bashkë” ishte një fjalë shumë e madhe për ta, sepse sigurisht të ndërlidhësh shpirtrat kërkon shumë sakrifica, aq sa ata nuk ishin akoma gati t’i përballonin.

Tak tak … dashuri trokite në kohën dhe vendin e gabuar. Këto dyer janë të hapura, por asnjë s’është i gatshëm të kalojë pragun e tyre… Janë zinxhirët e ndrojtjes dhe mësimet e jetës, ato që i kanë bërë ata të hedhin gjithmonë hapa mbrapsht, gjersa të kthehen në ditët kur akoma zemrat s’kishin bërë ‘bam’. 

I mungojnë njëri-tjetrit, aq sa arrijnë t’i këndojnë mungesës së pranisë së tyre, por sërish janë të aftë të lotojnë në varkën e shpëtimit të shpirtit sesa në oqeanin e saj aty ku zien ky shpirt.

Mos vallë i këndojnë ndjenjës e jo personit? Apo është thjesht një ego a krenari kokëshkretë që nuk di t’i nënshtrojë ata?

I këndojnë solo dashurisë dyshe, teksa ajo mendon të mbathë takat e hirushes, ndërsa ai pret puthjen e kthimit në princ nga bretkosë. E sigurisht sa mund të zgjasë kënga kur ata ngrejnë themelet mbi iluzionet e përrallave?! Sa ditë zgjasin fluturat kur jetojnë magjinë mitike në një botë histerike? 

… Duket sikur edhe ata kanë rënë në gryka pusesh sikur Eliza dhe tashmë jetojnë në një botë çudirash. 

Do ishte shumë bukur sikur jeta të ishte një madhështi përrallash me funde të lumtura, por jo. Ja që në tokë, këtij teatri i mbyllen perdet e përtej perdeve jeton një skamje shpirtërore… atë që po jetojnë tashmë këta dy shpirtra, por jo se s’ndjejnë, thjesht janë të paaftë ta shprehin e kështu veç dinë të largojnë njëri-tjetrin… ashtu sikurse mëkati i tyre më i madh ishte lamtumira nënkuptuar nga sytë e brishtë. Një lamtumirë që i helmoi ata, shpirtërisht.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top