Psikofakt

September 10, 2018 | 8:20

Nga Sabina Rezhda: Gjendja mendore e vë njeriun në një rrethanë të jetës sociale tjetër nga sa e lidh shpirtërisht

Një arsye troket e ulur… madje në gjunjë! Fryn era… një erë si e re duket e lagësht pak, nga përplasjet atmosferike të cilat i shkëmbejnë këto përleshje si ujra në djersitjen e lëkurës. E derdhin lodhjen thjeshtë si ngarkesa bezdisëse jo si një mundësi që ndofta një ditë do të shërbejë si ekuilibër!

Sabina Rezhda, studiuese në filozofi

Sabina Rezhda, studiuese në filozof

Darkë vonë… si të darkosh të hash një darkë me një portret Mona Lizé ashtu rrethuar në kornizë të trashë druri ku materiali i xhamtë mbi të sikur bën  refleksin e fytyrës që e vështron përballë. Një sy që vështron vendosur përballë. Një portret i imituar  me të përafërmen mbi një parmak vendosur! Pak si kudo.Nga vështrimi im si njohëse e përciptë për të vërtetën e një porteti. Me patjetër imitimi të ofronte një intimitet të kujdesshëm të zbehtë por qëndruar bukur. 
Ashtu siç mjafton një fjalë në kushte të vështira, thënë dhe kupton rëndësinë kaq thjeshtë. Drejtë dhe me tipare të dukshme ndjeshmërie sikur shfaqet me atë përuljen kryeneçe – si për të të thënë – lodhem dhe mërzitem pakëz shpejtë me gjërat”! Në atë veçantinë unike të heshtur gati në  belbëzim harmonik. Si për të zbrapsur të gjitha zhurmat e rrëmujta aty, tipari i syve tjetërsohet në ngjyra të gjallishme andaj thyejnë edhe dritëhijet që krijohen nga shfaqja natyrale e dritës së diellit. 
Ndërkohë gjendja mendore e vë njeriun në një rrethanë të jetës sociale tjetër nga ajo sa na lidh shpirtërisht ka tjetër qasje rruga, më kontradiktore për në konflikte. Në marrëdhënie me rrugën, jeta në praktikën sociale mban vesh të dëgjojë edhe kalldrëmin e gurtë. Ç’ka në mëndje kalldrëmi apo të pëshpëris fjalët e tij të gërmëzuara në gurëza rrokje! 

web_silence_ted_roston_1Nga hutimi vëmendja të grishet duke dëgjuar me vëmendje folësin tek parashtron në fillim të fjalisë unë… dhe vazhdimi me të tjera fjalë. Në pritëshmëritë për të kuptuar detajin njeriu gabon në rezultat. Në pretendimin nga jashtë kur vëzhgojmë komunikimin të bërë në një rrjet social. Por ka një dilemë! Biem në gabim kaq kollaj, e kemi keqkuptuar tekstin, duke shtuar edhe faktin kur nuk je pjesë e këtij rrjeti për nga brenda. Një stilograf nduket në kokë dhe e mendon më hollë mendimin. Nga jashtë rreziku për gabim është i paparashikueshëm. Çështjet priren për ta  ndërlikuar jetën e realitetit, përkufizimet pritëshmëritë janë të hapura… Njësoj siç bien zilet ethshëm ankthshëm per ta ngjitur pak vëmendjen të ngjeshet në rrobat e palosura në raft si një hutim i shpejtueshëm nga ardhja e orës me akrepa në të varurën metalike.
Po bien lojrat zile! Për kë bien zilet? Jeta sociale e njeriut ka të tjera plane… pak i duhet problemi i ditës i fshihet rrëmujës që sheh përrreth! Lajmërime paralajmërime që të zgjojnë trembshëm edhe nga një dremitje e thellë gjumi. E bërë me sytë hapur! Sikur të flasin fshehtas për natën e errët për mendime mërzi ku duket sikur e mbulojnë fytyrën nga një e verdheme në mavijosje të bardhë e veshur mbi lëkurë. Është si logjika e gurit ai ka të drejtë të ketë  një jetë të denjë. Ndërsa  për njeriun është më e komplikuar… me kritere të përveçme me një fjalë… zbatimi zbathtëhsia zbehtëhsia janë në kombinim për ta zhvendosur trupin në asfalt.

Aty sandalja bie në shkelje këndi 60 gradë shtrirje në paralel me rrugën asfaltike. Gjetja e kombinimit e lodhshme! Trupi i asfaltit trembet nga trokitjet e këmbëve e stisur nga zhurma e sandaleve. Ato sandalet në të kaftë të errët në të verdheme të zbehta ndërlidhur si ngjyra. Trokitjet e zhurmshme kumbojnë veshët e kalimtarëve dhe tërë ndroje vret mendjen si të zbathen sandalet me qëllim asfali t’mos ndjejë dhembje dhe kalimtarët t’mos të vështrojnë me bezdi zhurmën e bërë prej tyre. Një zhurmë infantile e pa llogaritur në kalkulime numrash, jo ashtu siç llogariten hapat për të kaluar ditën por në një tjetër, në një qasje praktike për të kuptuar rregullin e zhurmave mbarëvajtjen e tyre në sinkron me tingujt që nuk harrojnë të veshin këmbët me një shollë nën sandale.

Arsyeja troket përulet lehtësisht pa e patur rëndesë dheun e Tokës. Nga tiparet e personalitetit që ka egoja, e bën si me turp krenarinë tek ulet e trembur ashtu qetësisht, në kundërshti për nga presionet që e drejtojnë veten e tyre për nga zhurmat jashtë. Mbivendoset çuditëshëm e ecura nën sandale dhe mbi asfalt. Ndofta egoja e rrezikshme është ajo që s’indimidohet hiç, por është e vetëdijshme në deklamimin e bërë. Lidhet me kontekstin e nënkalimeve si në per të, ku prek gishtin e madh të këmbës majuca e saj vihet pingul me Tokën dhe trajektorja e lëshon trupin, aq sa peshon lehtëshëm për ta zënë gravitetin dhe frymarja të duket sikur lëviz në eter.

E lirë! Kupton rrëfimet e rastësishme!

Reflektimi mbi to të çon në gjetje për më tej aty në gjërat afër vetes. Vëren, duken të sinqerta pak zevzeke në atë natyrën e vështirë ku edhe guri bën të lëvizë. Bota të bëhet një e vetme në një natyrë të vetme ashtu ndodh edhe me rrotullimin, një tangent matës ku vërehen arsyet e lëvizjes bashkangjitet gradimi në saktësi i tyre. Në stisje fjalësh e kupton është gjëja më e mirë ekzistenca në të. Këto janë shijet. Çdo njeri përkufizohet si koncept më vete unikal në perceptimin ndaj objekteve apo kundrejt njeriut për në  përthithjen e kimisë në organizëm. Të duket si i këtillë veç dukje  imazhi që përcjell në vetëvete “imazhi” dhe ashtu është. Kolepsen idetë për të na zbërthyer primitivizmin e orendive të një dhome. Ku parametrat e saj të kushtëzojnë  rrëmujë me letra dhe sende të vendosura ku të munden. Ngjan kudo kontradita me orenditë e jetës në rrethanat që përcjell  ndaj fjalës me fjalën për fjalën që me raste kamuflon dhe e huton njeriun. Rrëmuja e orendive na rrëfen jetën e vjeturinave të gjetura në dhomë të pluhurosura dhe një aromë tipike si ato kokrrat e bardha të molit për përdorim përzjerë me një të njëjtë në aromë dheu. Përngjajnë ato pastaj me një të heshtur që rrethanat e kanë larguar nga ngjarjet e ashtuquajtura miqësisht të ngrohta.

Lagështirë pak! Të tilla janë sfidat e fjalës! Nga mendimet vetjake ne themi: Fjala komplikon, ngatërron! E vendosur në marrëdhëniet e njeriut me njeriun fjala bën projektet e saj të kuptuara dhe në dhomën tjetër të keqkuptuara. Në situata nervoze ngjeshet të folurit në prirje ku zbathet rrokja në fjali si hije që penetron trupin nga një telajo boje hedhur mbi tablo në ujvarë të ujëzuar. Në ngjyrë të bardhe drite vinte telajoja si neon i zbehtë ku bashkangjiten reflekse ngjyrash dhe bëhen disa. Kapërcimi ndryshe janë gjendjet e zhurmëshme mes folësve që e vënë tonin e zërit në kushte brejtje e prekje të dhunshme.

2Perceptimi social i jetës në të përditshmen e veprimeve shoqërore e zhbën qënien e tjetërson. Mbi të gjitha në gjendjet nervoze ne përdorim fjalën në pasthirrma të ngjitura në ngjirje drejt e në tonin e zërit  me pandjeshmëri të pavetëdijshme dhe gërryejmë lëndojmë rrethanat i bëjmë një lloj prite mundësisë së mirë duke e përjashtuar atë. Pra jemi me veten tonë dhe pa veten tonë në një kohë të  njëkohëshme ashtu si dy veprime njëkohësisht! Vetja edhe na perjashton nga veprimi por në fakt veten edhe ne e përjashtojmë nga veprimi.  Shkakësitë e të ndodhurës janë të dhëna të qarta ku dilema mbetet një ndalesë fluide dhe tek percpton konceptin që na mban në këmbë  duket sikur  errësira ka prirje të n’a sjellë diçka që nuk e dimë! Ditën thua diçka të besueshme, por natën ndryshon mendim të bezdis prania e fytyrës. Fjala duket sikur ka më shumë rrezik ndërsa heshtja ka tepër sinqeritet. Këto të thëna referncë kanë perceptimin social si matës të dhënash, në katrorin ku dihen gradët e tij janë të barazvlefshme të barabarta. Andaj perceptimi është subjektiv por jo i shtrueshëm në koncept ndaj personales dhe si rrjedhojë koncepti i tjetrit si person është i shtresëzuar në prirje për ta shtrirë socialen në realitet. Fjala ngatërron andaj cilësimi për objektin do gjej mënyrën të ngjallë keqkuptim.

Në vetvete ‘prirja e objektit’ pak si kokëshkrepje si moskokëçarje, duket sikur e provokon, e stis natyrën e njeriut. Atë stilograf, ku në të sipërmen e tij metalika e mbështjellë kërciste tingëllonte ethshëm sikur e rrënqethte pak mekanizmin e trupit, ndaj bulzat e mërzitshme e ndotin lëkurën. Me qëllim e përtypin bezdinë për t’i lënë mundësi ndotjes të mos dojë të ketë zë. Një lëvizje vizash të drejta të valëzuara në varësi të një rregulli që s’e mban dot një përcaktim kaligrafik, por më i thjeshtëzuar më afër pragmatzmit. Si një hedhje valltari me trupin që i shmangjet mpirjes së gjymtyrëve për të justifikuar lëvizjet e pavullnetëshme. Aty një letër mbi formatin e bardhë strukturon tërë vizionin se si duhet të jenë vendosur vizat ngjyrat në dritëhijet që reflektojnë. Tabloja kudo e xhamtë, fytyrat e kanë më të thjeshtë të kuptohen me pasqyrën. Një fytyrë e pa vëzhguar qartë. Tiparet duken të shkrira në pasqyrim dhe për më drejtë mjekra sikur tendoset në një ironi si ngërdhjeshje pak shqetësuese. Një tabaka e xhamtë e jeshiltë mban sytë për zgjim. Të vësh rregulla mbi të nxënit ligjet që bëjnë arsimimin e shoqërisë kërkon vëmendje dhe rreptësi të lëvizshme. Autoriteti ka gjasa të luftojë për saktësi por larg radikales. E drejta të shket nga duart pa e kuptuar!

Fjala me të drejtë merret me atë si duhet të jenë objektet institucionet, por të drejtat vihen larg. Konkureca e monedhës si pará mbizotëron globalisht, ajo i kushtëzon rrethanat e njeriut … megjithëse mendja mbetet e hapur!

* Titulli i vënë është përzgjedhur nga redaksia, origjinali është “Një stilograf lyer në kallaj të errët të fortë!”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top