Mirëqenie

October 23, 2018 | 8:05

Nga Erisa Dosti: Mënyra e preferuar e trurit për të mësuar!

Jemi të vetëdijshëm se të gjithë fëmijët mbi të gjitha dëshirojnë të luajnë. Lojërat u mësojnë atyre të përmirësojnë aftësitë e tyre sociale dhe motorrike. Ato ndryshojnë në varësi të moshës së fëmijës.

Nga Erisa Dosti, studente e Psikologjisë, Master

Nga Erisa Dosti, studente e Psikologjisë, Master

Një fëmijë nxit gradualisht aftësitë e tij/saj nga lloje të ndryshme të lojërave dhe të moshës. Për shembull, vlen të përmendim lojën me “Puzzle” një mënyrë shumë efikase për zhvillimin e aftësive. Kjo lojë i parapërgatit në zgjidhjen e problemeve të përditshme.

Prindër, nëse dëshironi t’i mësoni diçka të re fëmijës tuaj, tregojani atë nëpërmjet lojës. Do jetë sa argëtuese dhe mjaft e vlefshme.

 

o-parents-playing-with-kids-facebook-e1441763209563Kjo praktikë i ndihmon ata t’i marrin gjërat me pozitivitet dhe energji.

Përfshirja e prindërve në lojërat që femijët dëshirojnë të luajnë, i ndihmon ata të kenë më shumë vetëbesim, të jenë të sigurt dhe aktivë në përditshmëri!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top