Në fokus

October 23, 2018 | 8:52

Telefonat dëmtojnë marrëdhëniet dhe ju bëjnë të pandjeshëm

Sa kohë keni arritur të rrini pa i parë njoftimet në celularë? Të gjithë ata që duhej të konkurronin me mundësitë e një pajisjeje teknologjike humbën. Sigurisht që sot e ndiejmë se vëmendja e personit që kemi përballë, devijon kur një njoftim i ri shfaqet në celular dhe fillon të vëzhgojë ngjarjet dhe njoftimet më të fundit në një mënyrë të hutuar.

Gjithashtu, jam i sigurt që keni ndërprerë atë për të cilën ju po flisnit vetëm për t’iu përgjigjur një thirrjeje, për t’iu përgjigjur dikujt në WhatsApp ose për të hedhur një vështrim në rrjetet sociale.

Harrojmë të kemi një bisedë, ose mërzitemi duke dëgjuar të tjerët dhe kërkojmë vëmendjen e tyre vetëm kur kemi nevojë për ndihmë, apo kërkojmë ngushëllim për diçka që na shqetëson? Psikologia dhe sociologia klinike, Sherry Turkle, ka kryer kërkime të gjera në librin e saj “In Defense of Conversation (2017)”.

Ajo thotë në këtë libër se adoleshentët e sotëm kanë zvogëluar kapacitetin e tyre empatik me 40%, si dhe aftësinë e tyre për të pasur një bisedë të thellë. Smartphonët janë shkaku kryesor i gjithë kësaj.

Teknologjitë e reja kanë sjellë me vete një profil, objektivi kryesor i të cilave është të jenë hiper-të lidhur në çdo kohë, por në një nivel sipërfaqësor. Shumëfishimi është imponuar dhe shumë mendojnë se po harxhojnë kohë kur kanë momente pushimi.

Jeta digjitale në të cilën jemi zhytur rregullohet nga standarde, të cilat janë të ndryshme nga ato që dinim para se të përdorim telefonat e mençur si një zgjatje e duarve tona. Aktualisht, një pjesë e mirë e ndërveprimit social dhe profesional bëhet përmes mjeteve elektronike, siç janë kompjuterët, telefonat, tabletat, etj.

Biseda ballë për ballë ka kaluar në plan të dytë. Disa njerëz e shohin këtë lloj fjalimi si një humbje kohe. Nëse keni nevojë për të zgjidhur një problem biznesi, ju duhet të dërgoni një e-mail, nëse duhet t’i kërkoni falje dikujt, duhet të dërgoni një mesazh në WhatsApp.

Përballimi i situatave të konfliktit ose ngarkesës së lartë emocionale mund të krijojë ankth. Teknologjitë e reja ofrojnë pjesërisht mundësinë e reduktimit të këtij ankthi.

Problemi është se përmes ekraneve ne humbim një nga pjesët më të pasura të bisedës, gjuhën verbale. Gjestet, intonacionet, pamjet dhe emocionet e personit tjetër. Sipas ekspertëve, 70% e komunikimeve transmetohet përmes gjuhës joverbale. Kjo është shumë!

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top