Këndi i të rinjve

October 5, 2018 | 9:50

Nga Gjenetë Ujkani: Mendimi kritik për veten, pjesë e një procesi përmirësimi pozitiv, larg energjisë negative

Adoleshenca ime ishte ndryshe, jo nga ato që kur lufta më e madhe është të përballesh me ndryshimet që ndodhin në trupin tënd, por ato ngaqë të menduarit fillon dhe të zgjerohet në largpamësi, ai lloj i të menduarit që në vetvete përmban një nga virtytet më të mëdha të mendjes njerëzore.

Gjenetë Ujkani,studente e degës "Psikologji", viti i dytë

Gjenetë Ujkani,studente e degës “Psikologji”, viti i dytë

Kur ti ulesh dhe mendon pa e ngritur veten tënde, se gjithmonë ke të drejtë në çfarëdolloj bisede, me këdo. Si qenie jemi të prirur që ta mbrojmë veten nga motivet personale, ta mbrojmë me “argument” për hir të egos sonë.

Si adoleshente fillova ta zgjeroj këtë lloj të menduarit, kur në fillim unë isha e njoftuar për cilën fazë do ta kaloja, çka do kisha vështirësi. Si një adoleshente ekstroverte, kur arrija të kapja çdo gjë që unë doja, kur unë vetë kisha pranuar veten time kështu siç jam, me të mirat dhe dobësitë e mia, rrugën në të cilën isha nisur, e kisha më të lehtë. Ku edhe mendimet e mia ishin pozitive, pa mohuar realitetin në të cilën ndodhesha.

Si një pasuese e mendimit pozitiv, po ashtu edhe e mendimit kritik. Ku tjetrin e shoh si pjesë e këtij procesi të përmirësimit të vetes, largimit të energjisë negative, po ashtu edhe drejt rrugës së vetaktualizimit.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top