FB

March 23, 2024 | 7:13

Nga Ilir Çumani / Ikja e një poeti që nuk pati kohë të vdesë…

 

Thonë se JORGO PAPINGJI e dha frymën e fundit dhe trupin ia lëshoi tokës.

Por, më besoni Miq, Poeti nuk ka vdekur! Ai nuk vdes, sepse  poetët si Ai nuk dinë të vdesin kurrë… Ose më mirë, le të themi se nuk kanë kohë të vdesin… 

9d7695e2-5359-489c-8eb5-b5a0908263c0

Ngase Poetët e vërtetë si Papingji vijnë në këtë jetë si shërbestarë dhe misionarë të së mirës, të së bukurës…

Ata janë dishepujt e shpresave  dhe dashurive të mëdha, por janë edhe mbartës stoik e të qenësishëm të shqetësimeve e dhimbjeve të mëdha njerëzore.

Ata nuk dinë të jetojnë kurrë për veten e tyre, ngase jetojnë vetëm për të tjerët, për JETËN, për NJERËZIT, jetojnë për të shkuarën, për të tashmen dhe për të ardhmen….

A nuk ka ndodhur kështu edhe me Mjeshtrin e Fjalës së këngëzuar Jorgo Papingji…?!

Nuk ka fëmijë dhe të rritur, grua e burrë, gjyshe dhe gjyshër flokëbardhë që të mos e njohin poetin, këtë magjistar të Fjalës së Këngës.

Ai hyri natyrshëm pa trokitur dhe pa zhurmë në zemrat e të gjithë shqiptarëve, duke zënë vend në çdo sofër familjare.

Eeeh, sa bukur e jetove JETËN Poet!

Në Vargjet e tua kishte vetëm dashuri, shpresë, dritë dhe JETË…!

Ndaj edhe nuk ke vdekur, sepse nuk dite kurrë të vdesësh…!

Udhëtove pafundësisht në gjithë universin e kësaj bote që të rrethonte, gjithë gazmend, ndaj vazhdo dhe jeto Miku im Poet, ashtu siç vetëm Ti di të Jetosh!

Sot, në “Ditën e Poezisë”, një poet zgjodhi të shkruajë elegjinë e fundit hokatare të ikjes së tij të përgjithmonshme, si për të na kujtuar se asgjë në këtë botë nuk duhet marrë seriozisht, përfshirë edhe vdekjen….

Ndaj, të gjithëve ne, bashkëkohësit e poetit që e jetuam prej dekadash mesazhin dhe kumtin e Fjalës së tij, na takon t’i themi “JO” largimit të Jorgo Papingjit nga bota e të gjallëve….

Të më falësh Poet, por zemra nuk më bindet që të nxjerr nga goja fjalën: LAMTUMIRË!

Të paktën vetëm sonte, ne, të themi: “JO….!”

Kështu e thua edhe në një nga vargjet e Tua Poet!….

21 mars, 2024

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top