Zhvillimi social–emocional është aftësia e fëmijëve për të kuptuar ndjenjat e të tjerëve, për të kontrolluar ndjenjat e tyre dhe për t’i shprehur ato. Që fëmijët të kenë aftësi të bashkëpunojnë, t’iu kushtojnë vëmendje apo të ndjekin udhëzime të caktuara duhet të kenë disa aftësi social – emocionale. Ndjenjat e besimit, privatësia, krenaria, miqësia, dashuria dhe humori janë të gjitha elemente të zhvillimit social – emocional të fëmijës.
Është e rëndësishme të njiheni me ndryshimet dhe zhvillimin emocional të fëmijëve në mosha të ndryshme, kjo për të ndërtuar një urë komunikimi të shëndetshme me fëmijën. Në fëmijërinë e hershme fëmijët zhvillojnë konceptin e vetes dhe e të tjerëve, është e rëndësishme që ju të njihni atë që fëmija ndjen dhe aftësitë e tij për t’i shprehur ato, kështu do të mund të shmangni “gjykimet” që mund të bëhen padashur ndaj sjelljeve apo emocioneve të caktuara të tyre. Duke njohur aftësitë emocionale dhe sociale të fëmijëve do të mundeni të shpërbleni dhe të nxisni sjelljet e duhura te ata, duke rritur kështu një fëmijë bashkëpunues, të qëndrueshëm dhe shumë social.
Foshnjëria 0-2 vjeç | ||
0 – 6 muajsh | 6- 18 muajsh | 18 – 24 muajsh |
Fillon të njohë dhe kërkojë të afërmit nëpërmjet përplasjes së duarve/tingujve | Qesh, zgjat duart, shkon drejt personave të njohur | Vëzhgon dhe imiton lëvizjet e të rriturve |
Pushon së qari kur i afrohet kujdestari | Ofron lodrën për të luajtur me të rriturit | Tregon afërsi me pjesëtarët e familjes |
Shkëmben shikime me personat përreth | Bashkëvepron me fëmijët duke ofruar lodrat e tyre por qan kur ja marrin lodrën | Tregon interes për të marrë pjesë në aktivitete me të rritur |
Përpiqet të prekë flokët/fytyrën e fëmijëve që u afrohen | Njeh dhe tregon disa pjesë të trupit | Preferon të qëndrojë me bashkëmoshatarët për një kohë të caktuar |
Luan me duart e veta | Reagon ndaj imazhit të tij në pasqyrë | Përdor fjalët e pronësisë “është e imja” |
Gëzon kur shikon një fytyrë të njohur | Shpreh emocione nëpërmjet mimikave kur luajnë me atë | Imponon zgjedhjen duke përdorur fjalët “dua që” |
Shpreh lumturinë duke qeshur, ngritur duart lart | Njeh objektet dhe lodrat personale |
**Zhvillimi social – emocional; Foshnjëria**
Fëmijëria e hershme 2-3 vjeç | |
Ndërvepron me të njohurit nëpërmjet lojërave dhe aktiviteteve | Përjeton dhe shpreh emocionet nëpërmjet mimikave të fytyrës |
Thërret anëtarët e familjes të luajë me atë | Nuk dëshiron të ndajë lodrat me bashkëmoshatarët |
Rri me fëmijë, por preferon që të luajë vetëm | Tejkalon zemërimin e çastit kur i tërhiqet vëmendja |
**Zhvillimi social – emocional; Fëmijëria e hershme**
Fëmijëria 3-6 vjeç | ||
3- 4 vjeç | 4-5 vjeç | 5-6 vjeç |
Njeh disa tipare fizike dhe objekte personale | Dallon dhe emërton personat e njohur në fotografi | Flet për veten dhe përshkruan veten |
Paraqet veten nëpërmjet lojërave dhe situatave | Bashkëpunon me të rriturit për të zgjidhur problemin | Është i vetëdijshëm për identitetin personal |
Shfaq interesin për të ruajtur sendet dhe lodrat personale | Ndërvepron me fëmijët e tjerë | Shpreh emocionet nëpërmjet lojës |
Ofron dhe kërkon ndihmë të rriturve dhe moshatarëve | Tregon të tjerëve për veten | Flet për ngjarjet e ditës duke shprehur emocione |
Bashkëvepron gjatë lojërace (jep dhe merr lodra) | Kupton nëse është vajzë apo djalë | Ndan të gabuarën nga e vërteta |
Nuk dallon realitetin nga imagjinata | Njeh rrezikun dhe frikësohet | Bën pyetje për të tjerët |
Ndalon veprimin kur i thuhet “JO” | Ndan emocionet me të tjerët | Tregon pozicionin në familje dhe kopsht |
Me vështirësi kontrollon të qarët | Ka vetëkontroll ndaj emocioneve |
**Zhvillimi social – emocional; Fëmijëria **
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.