Këshilla & Arsye

April 16, 2018 | 8:00

Nga Imo Alikaj: Aftësitë e zhvillimit social-emocional

Msc. Imo Alikaj, psikologe klinike, Terapiste EMDR (niveli 1), Terapiste ABA.

Msc. Imo Alikaj, psikologe klinike, Terapiste EMDR (niveli 1), Terapiste ABA.

Zhvillimi social–emocional është aftësia e fëmijëve për të kuptuar ndjenjat e të tjerëve, për të kontrolluar ndjenjat e tyre dhe për t’i shprehur ato. Që fëmijët të kenë aftësi të bashkëpunojnë, t’iu kushtojnë vëmendje apo të ndjekin  udhëzime të caktuara duhet të kenë disa aftësi social – emocionale. Ndjenjat e besimit, privatësia, krenaria, miqësia, dashuria dhe humori janë të gjitha elemente të zhvillimit social – emocional të fëmijës.

Është e rëndësishme të njiheni me ndryshimet dhe zhvillimin emocional të fëmijëve në mosha të ndryshme, kjo për të ndërtuar një urë komunikimi të shëndetshme me fëmijën. Në fëmijërinë e hershme fëmijët zhvillojnë konceptin e vetes dhe e të tjerëve, është e rëndësishme që ju të njihni atë që fëmija ndjen dhe aftësitë e tij për t’i shprehur ato, kështu do të mund të shmangni “gjykimet” që mund të bëhen padashur ndaj sjelljeve apo emocioneve të caktuara të tyre. Duke njohur aftësitë emocionale dhe sociale të fëmijëve do të mundeni të shpërbleni dhe të nxisni sjelljet e duhura te ata, duke rritur kështu një fëmijë bashkëpunues, të qëndrueshëm dhe shumë social.

femije

Foshnjëria 0-2 vjeç
0 – 6 muajsh 6- 18 muajsh 18 – 24 muajsh
Fillon të njohë dhe kërkojë të afërmit nëpërmjet përplasjes së duarve/tingujve Qesh, zgjat duart, shkon drejt personave të njohur Vëzhgon dhe imiton lëvizjet e të rriturve
Pushon së qari kur i afrohet kujdestari Ofron lodrën për të luajtur me të rriturit Tregon afërsi me pjesëtarët e familjes
Shkëmben shikime me personat përreth Bashkëvepron me fëmijët duke ofruar lodrat e tyre por qan kur ja marrin lodrën Tregon interes për të marrë pjesë në aktivitete me të rritur
Përpiqet të prekë flokët/fytyrën e fëmijëve që u afrohen Njeh dhe tregon disa pjesë të trupit Preferon të qëndrojë me bashkëmoshatarët për një kohë të caktuar
Luan me duart e veta Reagon ndaj imazhit të tij në pasqyrë Përdor fjalët e pronësisë “është e imja”
Gëzon kur shikon një fytyrë të njohur Shpreh emocione nëpërmjet mimikave kur luajnë me atë Imponon zgjedhjen duke përdorur fjalët “dua që”
  Shpreh lumturinë duke qeshur, ngritur duart lart Njeh objektet dhe lodrat personale

**Zhvillimi social – emocional; Foshnjëria**

 

Fëmijëria e hershme 2-3 vjeç
Ndërvepron me të njohurit nëpërmjet lojërave dhe aktiviteteve Përjeton dhe shpreh emocionet nëpërmjet mimikave të fytyrës
Thërret anëtarët e familjes të luajë me atë Nuk dëshiron të ndajë lodrat me bashkëmoshatarët
Rri me fëmijë, por preferon që të luajë vetëm Tejkalon zemërimin e çastit kur i tërhiqet vëmendja

**Zhvillimi social – emocional; Fëmijëria e hershme**

 

Fëmijëria 3-6 vjeç
3- 4 vjeç 4-5 vjeç 5-6 vjeç
Njeh disa tipare fizike dhe objekte personale Dallon dhe emërton personat e njohur në fotografi Flet për veten dhe përshkruan veten
Paraqet veten nëpërmjet lojërave dhe situatave Bashkëpunon me të rriturit për të zgjidhur problemin Është i vetëdijshëm për identitetin personal
Shfaq interesin për të ruajtur sendet dhe lodrat personale Ndërvepron me fëmijët e tjerë Shpreh emocionet nëpërmjet lojës
Ofron dhe kërkon ndihmë të rriturve dhe moshatarëve Tregon të tjerëve për veten Flet për ngjarjet e ditës duke shprehur emocione
Bashkëvepron gjatë lojërace (jep dhe merr lodra) Kupton nëse është vajzë apo djalë Ndan të gabuarën nga e vërteta
Nuk dallon realitetin nga imagjinata Njeh rrezikun dhe frikësohet Bën pyetje për të tjerët
Ndalon veprimin kur i thuhet “JO” Ndan emocionet me të tjerët Tregon pozicionin  në familje dhe kopsht
Me vështirësi kontrollon të qarët   Ka vetëkontroll ndaj emocioneve

**Zhvillimi social – emocional; Fëmijëria **

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top