Këshilla & Arsye

September 1, 2020 | 8:10

Nga Lira Gjika / Dhuna e asistuar, dhuna e jetuar

Kur fëmija jeton në mjedis të dhunshëm, automatikisht, ai është i edukuar dhe i asistuar, për të mësuar e bërë të vetën, këtë mënyrë të sjelluri. Gjithashtu këtu i ka rrënjët edhe bullizmi, që është një problem serioz në shkollat e rrugët tona.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Dhuna në familje quhet “dhunë e asistuar”, pasi ata, të cilët duhet ta mbrojnë e ta edukojnë fëmijën, janë të parët, që nuk preokupohen për pasojat e sjelljes së tyre. Kur fëmija jeton në mjedise të dhunshme e konsideron dhunën vëmendje dhe dashuri, dhe kur rritet nuk di mënyrë tjetër të sjelluri me veten dhe të tjerët. Kjo është arsyeja pse edukimi nëpërmjet dhunës është i dënueshëm edhe me ligj.

Prindërit të cilët, nuk preokupohen se çfarë ndjen fëmija, janë prindër problematikë, që vijnë nga e njëjta mënyrë të edukuari. Ata, nëna dhe babai, e shohin fëmijën të trishtuar, të trembur dhe nuk u bën përshtypje, ata vazhdojnë “avazin” e tyre. Ata, “padashur”, e detyrojnë fëmijën të mësojë e zhvillojë, inatin, urrejtjen, nënvlehtësimin dhe dyshimin për tjetrin. Ata i detyrojnë fëmijët të mos besojnë dot te e mira dhe, të mos besojnë, se marrëdhëniet me tjetrin, ndërtohen e bazohen në besimin reciprok.

I shkruaj këto rrjeshta pasi shprehja “kush të rreh, të do” është prezente në marrëdhëniet tona me tjetrin. Shumë gra, nëna fëmijësh, durojnë dhunën e burrit dhe më e keqja, e justifikojnë atë, burrin. Shumë vajza durojnë dhunën e babait dhe të nënës dhe i justifikojnë ata. Shumë motra durojnë dhunën e vëllait dhe e justifikojnë atë. Të gjitha këto gra dhe burra, që ushtrojnë e durojnë dhunë, kanë arrdhur nga familje të tilla.

Dhuna është akt i dënuar me ligj dhe nuk duhet justifikuar në asnjë formë. Për të ndryshuar këtë situatë duhet të fillojmë të mësojmë të zbatojmë ligjin, që e ndalon dhunën. Dhuna e bën të huaj njeriun me njeriun edhe pse mund të jenë të afërt si në rastin prindër- fëmijë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top