Këshilla & Arsye

November 18, 2020 | 8:20

Nga Lira Gjika / E drejta e fëmijëve për të patur kohë

Një nga të drejtat e fëmijës është e drejta për të patur kohë. Këtë të drejtë të fëmijës, për fat të keq, të rriturve as nuk u shkon në mend, që ekziston dhe për më tepër që është një nga detyrat më të rëndësishme për mirërritjen e fëmijës sidomos për procesin e të nxënit dhe të mësuarit.

Lira Gjika

Lira Gjika

Kjo e drejtë e cila është e bazuar në durimin dhe tolerancën e të rriturve që së bashku me besimin e prindit, edukatorëve dhe mësuesve të fëmijës, e ndihmojnë atë, fëmijën, të rritet i shëndetshëm dhe të jetojë jetën e tij si zbulim dhe jo si frikë dhe dështim. 

Të rritur mos harroni që jemi qenie kohore. Njohja e kësaj të drejte nga të rriturit, shmang te fëmija ndjenjën e frikës dhe të turpit nga vetja, sepse nuk arrin të kënaqë mamin apo mësuesen. Kjo e drejtë “që ti jepet kohë fëmijës” derisa të jetë gati për të realizuar një veprim apo detyrë, duhet të kthehet në princip të edukimit tonë për fëmijët.

Gjithashtu duhet të shmangim këtë mënyrë të ashpër të trajtimit të fëmijëve, që vetëm i pengon dhe fyen sepse nuk janë të zot, kur të pazotët jemi ne, që nuk njohim detyrat tona dhe të drejtat e fëmijës dhe padashur i pengojmë në procesin e vështirë të të nxënit dhe të mësuarit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top