FB

April 2, 2024 | 7:10

Nga Lira Gjika: Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba!

Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull dhe një femër. Mashkulli ka spermatozoidin, femra ka vezën dhe mitrën, vendin ku do të ngjizet jeta e re. Prindërit nuk janë dy, por një nënë dhe një baba që sjellin në jetë një jetë të re, fëmijën. 

lira

Pra një dhe një që sjellin një jetë të re. Kur pretendohet se ka dy prindër dhe njëri është “njëshi” dhe tjetri “dyshi” është jashtë logjikës së jetës. Emërtimi “prindi një” dhe “prindi dy” është i pamundur. Në këtë problem nuk duhen përfshirë shijet dhe dëshirat seksuale. Njeriu ka ëndërruar gjithnjë të kalojë ylberin dhe të ndërrojë gjininë dhe kjo nuk duhet parë si diçka negative. Është e drejtë e gjithkujt të zgjedhë e vendosë për veten e tij. Vetja është zgjedhje, por kur vjen puna te fëmija, njerëzit duhet të jenë seriozë dhe të përgjegjshëm në vendimet që marrin apo pretendojnë. 

prinderi

Nuk ka dhe nuk duhet të ketë “prind një” dhe “prind dy”. “Fjala kocka nuk ka por kocka thyen”, thotë populli, prandaj duhet të zgjedhim fjalët kur emërtojmë prindërit. Gjithnjë duhet vepruar “në interesin më të lartë të fëmijës”. Fjala “i pari” tregon shumë më shumë se sa një rrjesht. I pari është i lidhur me rëndësinë, pushtetin, me arritjet, me medaljet, ndërsa i dyti edhe pse afër të parit, nuk është i pari për nga rëndësia e të gjitha me radhë. Gjithashtu  ne nuk e dimë se si do t’i emërtojë fëmija, pasi në këto emërtime deri tani në përdorim, një rol ka luajtur edhe vetë fëmija. Është e vërtetë që gjithçka mësohet, por po aq e vërtetë është edhe bashkëpunimi i rritur fëmijë. 

Historia tregon se kur njeriu përfshihet pa përfillje në sferën seksuale gjithmonë ka rënie të cilësisë së jetës. Kufijtë e bëjnë njeriun të gjejë dhe arrijë pafundësinë, ndërsa po mbeti pa kufij ai vetëm është shkatërruar. Kur dëgjon argumentat e disa personave per pretendimin e “prindi një”, “prindi dy”, të duket më shumë si imponim se sa një zgjedhje apo zgjidhje. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top