Këshilla & Arsye

October 17, 2020 | 8:12

Nga Lira Gjika / Fëmija që gris librin dhe që nuk bindet me fjalë cilësohet fëmijë i neglizhuar

Prindër, kini pak durim, ndihmojeni fëmijën të mos mësojë duke prishur lodra dhe grisur libria, apo revista, por duke vëzhguar, zbuluar dhe ruajtur. Mos jini indiferent ndaj dukurive të tilla, pasi fëmija nuk i di gjërat, ai i mëson nga ju. Fëmija nuk mund të luaj e mësojë i vetëm pa praninë e të rriturit. Këto veprime, si prishja e lodrave dhe grisja apo zhubrosja e librave, janë veprime që tregojnë se fëmija ndihet vetëm.

Ai, fëmija, është i vogël, është i parritur, por ka shumë energji dhe po nuk u përfshi në aktivitete të ndryshme së bashku me të rrituritn, ai ndihet i vetmuar dhe i mërzitur. Vetmia dhe mërzia, që fëmija provon, sidomos kur mbetet vetëm me sendet dhe nuk ka njeri pranë, që ti demostrojë se çfarë di të bëjë dhe të mësojë edhe gjëra të reja, ato ndjesi do ti shkarkojë në gjërat e sendet, që varen nga ai.

Sendet, lodrat dhe sidomos librat, të cilat, nga që nuk di çfarë të bëjë me to, i prish, i gris apo i zhubros. Ai, fëmija mund ta ketë mësuar, që këtë libër ia lexon mami apo babi dhe ai kënaqet, por kur është vetëm, libri nuk e kënaq. Kështu fëmija e gris ose e zhubros. Nëse prindi nuk tregon kujdes për librat, lodrat dhe sendet e tjera të fëmijës, pra nuk i sistemon, nuk i tregon se duhet ta ruajë që ta përdorin edhe herë të tjera, atëherë ky është dhe modeli që i demostrom fëmijës dhe fëmija do të bëjë të njëjtën gjë, do ti trajtojë, pa kujdes.

Fëmija që gris librin dhe prish lodrat, fëmija, që nuk bindet me fjalën, por me prekjen e ashpër dhe kërcënimin, nga specialistët e fushës së psihës, cilësohet fëmijë i neglizhuar.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top