Këshilla & Arsye

May 15, 2018 | 13:50

Nga Lira Gjika / Format e ndëshkimit të fëmijëve çojnë në zhvillimin e bulimisë, frikës dhe dyshimit

Ndëshkimi, i fëmijëve nuk duhet të jetë i lidhur me ushqimin apo gjumin. Shpesh prindërit, kur humbin durimin më fëmijët, pasi nuk iu binden, i ndëshkojnë duke mos i lejuar të konsumojnë një ushqim apo ëmbëlsirë që u pëlqen ose i dërgojnë për të fjetur.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Shprehjet: “nuk ke për të ngrënë”, apo “shko të flesh”, janë ende në përdorim edhe pse tashmë dihet që kanë efekt negativ e deri gjymtues për fëmijën. Studimet tregojnë, se shfaqja e bulimisë në adoleshencë, ka në themel edhe këto eksperienca të fëmijërisë të cilat pengojnë dhe ngatërrojnë perceptimin e ushqimit në mënyrë të drejtë.

Ushqyerja si procesi bazë i mbijetesës për çdo gjallesë dhe së bashku me gjumin nuk duhen përfshirë në teknikat dhe metodat e ndëshkimit.

Ato janë në radhë të parë procese të rëndësishme psiqike që lidhen me ekzistencën.

Dhe kur një fëmijë kërcënohet me elementët e ekzistencës, nuk fitohet asgjë e mirë përveçse është kultivuar frika dhe dyshimi që i bën të huaj njerëzit me njëri – tjetrin. Dhe kur jemi të huaj në familje, si mund të jemi miqësor me të tjerët. 

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com