Këshilla & Arsye

October 16, 2020 | 8:12

Nga Lira Gjika / I rrituri duhet ta respektojë fëmijën

Shpesh shohim në rrugë dhe kudo, të rritur, që i prekin fëmijët në kokë apo, u kapin duart, deri i puthin pa i përfillur. Thjesht i prekin se u pelqen dhe vetëm kaq. Nuk u kushtojnë asnjë lloj vëmendje. Në fytyrat e të rriturve dallohet vetëm indiferenca.

Është gati i njëjti veprim, që shumë njerëz bëjnë me gjethet e luleve, duke folur me dikë, shkërmoqin me gishtërinj gjethe të bimës që gjendet afër tyre në ato çaste. Mirë gjethen nuk e përfillim, por me fëmijën, nuk mund dhe nuk duhet të sillemi kështu. I rrituri duhet ta respektojë fëmijën dhe jo thjeshtë ta shohë si një fëmijë të vogël dhe të lezetçëm. Kjo lloj njohje nuk vlen për asgjë. Fëmija mbetet anonimë në veten e tij, nga kjo lloj njohje. Vetëm respekti ofron atë njohje cilësore, që e bën fëmijën të vetëdijshëm për veten dhe njerëzoren. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top