Një nënë po ecte me fëmijën e saj dy vjeç për dore dhe njëkohësisht fliste me dikë në celular. Papritur fëmija pengohet dhe bie në tokë. Nëna duke vazhduar bisedën, pa e parë fëmijën në sy, përpiqet ta ngrejë duke e tërhequr nga dora dhe njëkohësisht duke vazhduar bisedën në celular. Asnjë fjalë dhe shikim ngushëllues për fëmijën që u rrëzua.
Kjo skenë nuk është e rrallë në rrugët tona dhe nuk u ndodh vetëm nënave. Por në përgjithësi të gjithë të rriturve që janë në kontakt me fëmijët, përfshi edhe gjyshet. Kujdes të rritur, nëna, baballarë, gjyshër edukatorë. Fëmija ka shumë nevojë për shumë butësi, për shikim sy më sy dhe zërin e ngrohtë, ngushëllues e inkurajues të nënës apo zëvendësuesve të saj, sidomos kur rrëzohet apo ndihet keq.
Nëse ju sot jeni të pakujdesshëm dhe të pavëmendshëm ndaj këtyre gjërave “të vogla”, nesër mos u çudisni kur këta fëmijë të bëhen të rritur të pandjeshëm.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.