Këshilla & Arsye

October 19, 2020 | 11:16

Nga Lira Gjika / Kur prindërit divorcohen

Dy individë, që dikur i patën besuar veten njëri-tjetrit, ndërtuan intimitet, përjetuan çaste të papërsëritshme, sot gjenden si të huaj e deri armiq. “Të errësuar” nga inati apo nga ndjesia e pësimit, e viktimizimit, ata harrojnë gjithçka dhe mbi të gjitha, përgjegjësinë për fëmijën e tyre.

Kjo papërgjegjshmëri, nuk i bie në sy kërrkujt. Kjo papërgjegjshmëri, të cilën shteti mund ta sheshojë optimalisht, nëse arrin motivimet e mekanizmat e duhur, vazhdon të jetë një plagë që gjymton dhe i kthen fëmijët në mjet. Të rriturit nuk janë të aftë të dallojnë ndryshimin, ndërmjet asaj çka ndjejnë për njëri-tjetrin si burrë e grua dhe të qenit prindër të fëmijës së tyre.

Ai, fëmija, si dëshmi dhe materializim i një çasti të papërsëritshëm të jetës së tyre, nuk mund të bëjë pa ta. Ai nuk do të dijë për inatet, mllefet e tyre, për moralin, ligjin, kush e shkeli e kush jo. Ai ka nevojë dhe do nënën e babain, pavarësisht të tjerave. Ata harrojnë se lidhja burrë-grua është e përkohshme, ndërsa ajo prind-fëmijë vazhdon edhe pas vdekjes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top