Këshilla & Arsye

April 24, 2018 | 13:49

Nga Lira Gjika / Mënyra e trajtimit të nënës, dëmton atë dhe fëmijën e saj

Edhe pse jeta jonë është bërë më e pasur dhe më moderne dhe e emancipuar, prapë nëna e re nuk trajtohet me atë përkujdes dhe respekt që kërkon kjo fazë e brishtë e mëmësisë. Një nënë e re që sapo ka prurë në jetë foshnjën e saj dhe ende nuk ka marrë veten nga trauma e lindjes, rrethohet me një “kujdes” që shkakton ankth.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Të gjithë njerëzit që e rrethojnë, duke filluar nga nëna e saj, jo vetëm nuk e ndihmojnë apo qetësojnë, por i thonë, se ajo nuk di dhe se nuk është e zonja dhe arrijnë deri aty sa i thonë, se qumështi i sajë nuk bën. Dhe kulmi arrin kur nëna apo vjehrra, i thotë se banjën do ja bëjë ajo vetë edhe pse duhet të prishë terezinë e saj, por nuk ka se çfarë bën, se ajo si nënë e re që është, mund t’i bëjë ndonjë gjë fëmijës, p.sh mund ta thyej dhe gjepura të tjera të këtij lloji.

Nëna e re, e penalizuar që në fillesë të mëmësisë, krijon me fëmijën një raport problematik. Ajo jeton në një ndjenjë pasigurie dhe dyshimi për veten. A është e keqe? Nuk e do fëmijën? Nuk e do burrin? A e ka të keq qumështin? Pikëpyetje pa fund.

Askush nuk i thotë asgjë dhe të gjithë e shohin shtrembër. Edhe kur shkon tek mjekja/u, ajo/ ai me indiferencë profesionale, i thotë duke i prekur pa kujdes gjirin, se ti nuk ke qumësht ose i gjen ndonjë sëmundje fëmijës, e cila kthehet në akuzë po për nënën. Se ajo e ftohu apo e kishte gjirin të nxehtë, se vinte nga rruga dhe akuzat nuk kanë të sosur.

Nëna e re është në hapat e para të mëmësisë dhe si çdo hap i parë, është shumë i vështirë, por që duhet ta realizojë ajo vetë, ashtu siç kanë bërë edhe nëna e saj, vjehrra, mjekja kur është femër apo infermieret që e ndjekin. Gjithë këta persona që në fakt duhet ta ndihmojnë nënën duke e siguruar, se është pasiguria e fillimit, por shumë shpejt ajo do ta fitojë zhdërvjelltësinë dhe sigurinë e duhur, në fakt vetëm këtë gjë nuk e bëjnë.

Po u ndërhy në këto forma që u cituan më lartë dhe që për fat janë ende prezente në trajtimin e nënës do të bëjmë vetëm dëm si nënës po ashtu edhe fëmijës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top