Editorial

April 24, 2018 | 13:37

Pas 40 vitesh, prindërit që e rritën, gjetën nënën e saj biologjike

Vetëm pak ditë më parë një histori e pazakontë u trajtua në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në “News24”. Historia e Elidës ngjalli jo vetëm kureshtje, por edhe emocion. Ishte data 6 korrik 1978, kur në maternitetin e qytetit të Ballshit erdhi në jetë Eglantina. Ky është emri që i vendosën sapo lindi, emri i babait Kristaq, ndërsa ai i nënës Vojsava.

Megjithatë kjo foshnje do të shkonte në shtëpinë e fëmijës në Durrës, arsyet janë ende të panjohura.

Pas braktisjes nga prindërit biologjikë në jetën e saj do të shfaqej një çift i mrekullueshëm, Ylli dhe Adile Bejko. Në pamundësi për të bërë vetë një fëmijë, ata vendosen ta birësojnë dhe e pagëzuan me një tjetër emër me të cilin njihet edhe sot.

E quajtën Elida, dhe sot ajo është 40 vjeç, e martuar dhe nëna e 2 fëmijëve. Ka ndërtuar prej vitesh jetën e saj në shtetin italian, por vetëm para pak kohësh ka mësuar të vërtetën e madhe të jetës së saj. Nëna i ka treguar se e kanë birësuar dhe që nga ai moment e deri më sot janë vënë të gjithë bashkë në kërkim të gjurmëve të nënës së saj biologjike.

Elida e bëri publike historinë e jetës së saj me shpresën e madhe se do të gjente nënën biologjike dhe do të zgjidhte dilemën e cila po e mundon prej disa javësh.

Në emisionin e sotëm “Me zemër të hapur”, Elida ka rrëfyer momentin kur dy vajzat e saj, mësuan historinë e jetës së saj.

“Pasi historia ime u rrëfye në emisionin tuaj, unë zgjodha t’ia tregoj edhe vajzave të mia këtë gjë. Vajza e madhe nuk u shpreh shumë, por e vogla shpërtheu në lot. Më përqafuan”, thotë Elida në një lidhje “Skype” nga Italia.

Pas kësaj, Elida është përballur me emocione te forta dhe ndoshta me surprizën më të madhe të jetës së saj. Ajo ka mësuar se nëna e saj biologjike ka kërkuar jashtëzakonisht shumë për të gjetur vajzën e saj. Ajo donte të dinte ku ishte dhe kush ishte vajza e saj.

Aktualisht zonja ndodhet jashtë territor të Shqipërisë dhe emisioni ka mësuar se Elida ka edhe një motër. Por pak kohë më parë zonja ka humbur djalin në Itali. Pra vëllai i Elidës ka humbur jetën në moshë të re.

Ndonëse nëna biologjike e ka patur të pamundur që të kontaktojë në emision me vajzën e saj, Elida ka mundur të flasë me dajën.

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top