Këshilla & Arsye

March 5, 2018 | 10:25

Nga Lira Gjika / Modelet jo të qarta të edukimit, bëjnë që fëmijët të mos dinë të dallojnë të mirën nga e keqja

“Mos bëj kështu se i them policit”, “E thirra doktorin që të bëjë gjilpërën”, “Po bërtite vjen hajduti dhe të merr”. Këto tre shprehje që të rriturit i përdorin rëndom, kur duan të “mbarojnë punë shpejt” me fëmijët e të bien rehat, janë një tjetër e keqe e mënyrës tonë se si i edukojmë fëmijët.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Të rriturit duke filluar nga prindërit, gjyshërit, mësuesit e deri te kalimtarët në rrugë, as që e “vrasin” mendjen të dëgjojnë veten se çarë “nxjerrin” nga goja dhe çfarë efekti bëjnë këto fjalë te fëmija kur i dëgjon.

Të rriturve as i shkon në mënd që kanë barazuar dhe njësuar tre “gjëra” që nuk barazohen dhe njësohen. Të barazosh doktorin me hajdutin dhe policin me hajdutin, është ti minosh fëmijës të mirën, respektin dhe përgjegjësinë.

Ky edukim i keq me modele të bëra “lëmsh” nuk mund të “prodhojë” gjë tjetër veçse të rritur konfuzë që nuk dinë të dallojnë të mirën nga e keqja dhe përgjegjësinë nga papërgjegjshmëria.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top