Këshilla & Arsye

May 14, 2018 | 13:22

Nga Lira Gjika / Mos lejoni që lodhja dhe sakrifica të dominojë prindërimin!

Të qenit prind, është vetëdije e fuqishme e njeriut për njeriun, është vetëdije, që qëndron mbi lodhjen dhe sakrificën.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Njeriu, kur bëhet prind, fillon të mësojë dhe zhvillojë diçka shumë të rëndësishme në jetë, të bërit të gjërave pa sakrifica dhe lodhje. Të bërit të gjërave nëpërmjet përgjegjësisë dhe vullnetit, ku detyra nuk është më bezdi por zgjedhje.

Ai, njeriu, fillon të përdorë me zhdërvjelltësi “zgjedhjen” e ndjesive, fjalëve dhe veprimeve. Njeriu tashmë prind, shmang vorbullën e ndjesive në veten e tij dhe çdo minutë, çdo orë, çdo ditë dhe për gjithmonë, udhëhiqet nga vetëdija e të qenit prind.

Lodhja dhe sakrifica janë pjesë e këtij procesi, por nuk duhet të udhëheqin dhe dominojnë këtë marrëdhënie dhe udhëtim në kohë. 

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com