Këshilla & Arsye

September 8, 2017 | 10:21

Nga Lira Gjika/ “Në një vend ku betohen ‘për kokën e fëmijës’ do të ketë të rritur të papërgjegjshëm

Në një vend ku rritja e fëmijës quhet sakrificë e mundim dhe të rriturit betohen për kokën e fëmijës, padiskutim që do të ketë të rritur të papërgjegjshëm dhe mbi të gjitha të dhunshëm.

PJT-Physical Literacy-1  .jpg

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Në mënyrën tonë të edukimit dhuna fizike dhe verbale është prezente. Pra ende vazhdon edukimi nëpërmjet frikës dhe jo nëpërmjet përgjegjsisë dhe respektit të njeriut ndaj njeriut.

Në këtë mënyrë edukimi e ka zanafillën edhe dhuna e krimi në familje dhe e burrit ndaj gruas. Një fëmijë që rritet me frikën dhe ndjenjën e fajit ndaj nënës apo babait apo të dyve bashkë, nuk mund të bëhet një i rritur i përgjegjshëm dhe njeri i lirë e pa komplekse.

Një njeri i lirë nuk fyen dhe vret një njeri tjetër aq më tepër një njeri të familjes. Krimi në familje dhe vrasja e grave nga bashkëshortët dhe të dashurit po rritet. Ky fenomen i frikshëm, është tregues i një edukimi të mbrapshtë që vazhdon të jetë prezent dhe të dominojë mënyrën tonë se si i rrisim fëmijët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top