Këshilla & Arsye

September 8, 2017 | 10:11

Shenjat që ju keni inteligjencë të lartë emocionale

Inteligjenca emocionale matet nga aftësia e një personi për të identifikuar dhe menaxhuar emocionet e tij, si dhe emocionet e të tjerëve.

Këto janë 11 shenja të inteligjencës së lartë emocionale:

1

  1. Një fjalor i fuqishëm emocional

Njerëzit me një inteligjencë të lartë emocionale janë në gjendje të identifikojnë dhe komunikojnë emocionin e tyre më mirë se të tjerët. Në vend që të thonë se ndihen “keq”, ata mund të përshkruajnë ndjenjat e tyre si “të irritueshme”, “të frustruara” ose “të shqetësuar”.

  1. Kuriozitet

Njerëzit emocionalisht inteligjentë, si introvertë dhe ekstrovert, janë kuriozë për njerëzit rreth tyre.

  1. Përvetësimi i ndryshimeve

Njerëzit me një inteligjencë të lartë emocionale përqafojnë ndryshimin, në vend që të kenë frikë. Ato janë fleksibël dhe vazhdimisht përshtaten.

  1. Pranojnë përparësitë dhe dobësitë

Njerëzit emocionalisht inteligjentë nuk e harxhojnë kohën, për të mashtruar të tjerët, duke menduar se janë të përsosur. Ata pranojnë plotësisht përparësitë dhe dobësitë e tyre, dhe punojnë për t’u përmirësuar.

  1. I pranojnë gabimet

Njerëzit emocionalisht inteligjentë kuptojnë se gabimet e tyre janë përvoja mësimore. Ata nuk dinë të qëndrojnë në të kaluarën, por i përdorin vështirësitë e tyre si një mësim që i ndihmon të jenë të suksesshëm në të ardhmen.

  1. Të dish se si të thuash jo

Ushtrimi i vetëkontrollit është pjesë e të qenit emocionalisht inteligjent. Njerëzit që kanë një inteligjencë të lartë emocionale shmangin vendimet impulsive. Ata kanë më pak gjasa të jenë nën presion nga kolegët, sepse ata nuk kanë frikë të thonë jo.

  1. Janë mirënjohës

Njerëzit emocionalisht inteligjentë marrin kohë për të vlerësuar atë që kanë. Ata e dinë se mirënjohja mund të përmirësojë ndjeshëm gjendjen e tyre dhe t’i ndihmojë ata të mbajnë një pikëpamje pozitive për jetën.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top