Kur shikoni fëmijën, në rastin kur është djalë që prek organin e tij dhe në rastin kur është vajzë fërkohet në një gjë të butë në mënyrë ritmike, duhet të ruani qetësinë. Të rriturit as duhet të alarmohen por edhe nuk duhet të bëjnë indiferentin.
Ajo që është më e rëndësishme duhet të shmangni fajësimin e fëmijës për veprimin që bën. Me qetësi i duhet shpjeguar se këto veprime bëhen kur je vetëm dhe jo në çdo vend. Gjithashtu të rriturit duhet të jenë të vëmendshëm sidomos kur këto veprime janë të shpeshta.
Të rriturit pranë fëmijës,në radhë të parë nëna dhe babai, duhet të kuptojnë që fëmija ndihet i tensionuar dhe kërkon vetë një zgjidhje për t’u qetësuar. Dhe shkaku i vërtetë i veprimeve të tilla të shpeshta, janë vetë prindërit ankthiozë apo të tensionuar, ose mungesa e gjatë e njërit apo të dy prindërve.
Kështu kur konstatohet kjo sjellje prindërit duhet të verifikojnë sjelljen e tyre dhe të rrisin cilësinë e marrëdhënies me fëmijën si dhe duke kontrolluar gjendjen e tyre emocionale.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.