Këshilla & Arsye

October 11, 2018 | 11:13

Nga Lira Gjika / Prindër kujdes! Kontakti fizik me fëmijët, ndikon në zhvillimin e sferës së tyrë emocionale

Lëkura është organi i parë që formohet dhe është i lidhur direkt me shqisën e prekjes e cila edhe ajo, është shqisa e parë që formohet. Lëkura është organi më i ndjeshëm dhe “mjeti” ynë i parë i komunikimit. Gjithashtu është “mjeti” më efikas për mbrojtjen tonë.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Shkencëtarët e cilësojnë lëkurën që së bashku me trurin janë dy aparatet tona më të rëndësishme dhe të lidhur ngushtësisht me njëri tjetrin. Ata tërheqin vëmendjen për kujdesin që duhet të tregojmë ndaj saj, sidomos në periudhën e fëmijërisë. Prekja e fëmijës me kujdes, butësi dhe mirëmbajtja e lëkurës influencojnë direkt në zhvillimin e sferës emocionale të fëmijës.

Një fëmijë i keqtrajtuar apo i prekur ashpër apo i keqtrajtuar fizikisht apo i mbajtur me higjiene të ulët, nuk mund të realizojë një zhvillim psikoemocional cilësor. Kujdes prindër, edukatorë, të rritur, kur prekni fëmijën kujdesuni të kontrolloni lëvizjet tuaja që të jenë të buta dhe jo me rrëmbim dhe pakujdes.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com