Në fokus

October 11, 2018 | 11:51

Dashuria për këpucët… Pse gratë janë të çmendura pas tyre?

Nuk ka asnjë grua që nuk çmendet për këpucë. Ato janë arma e joshjes që askush nuk mund të heqë dorë, nga Hirushja e në vazhdim, si një xhevahir i vërtetë për t’u vënë në këmbë ose, në varësi të karakterit dhe situatës, për ta mbrojtur atë, për ta mbajtur të ngrohtë. Dashuria e grave për këpucë vjen nga larg, ka rrënjë të thella në pjesën e pandërgjegjshme dhe është një mjet për të dërguar mesazhe tek personat rreth tyre.

Këmbët – Ato janë një pjesë shumë e rëndësishme e trupit tonë, ato përbëjnë rrënjët që na mbajnë të ankoruara në tokë dhe që na garantojnë lëvizjen e nevojshme për të zbuluar botën. Por ato janë gjithashtu një mjet i rëndësishëm për joshje, përmes të cilave në mënyrë të pandërgjegjshme mund të sugjerojmë edhe zgjedhjen e partnerit. Sigmund Freud i atribuon këmbës rolin e zonës erogjene, duke pasur parasysh pasurinë e mbarimit të nervave.

Për të joshur– Vlera seksuale e këmbës është reflektuar në këpucë, e cila shërben për të mbajtur këmbën dhe prandaj përfaqëson një simbol erotik për femrën. Një nga karakteristikat më të vlerësuara të femrave është madhësia e tyre e vogël: jo çuditërisht, sipas përrallës, Hirushja kishte një këmbë të vogël.

Këpucët – Ato janë aksesori që lejon gruan të transformojë veten me një gjest të vetëm: kjo është arsyeja pse këpucët janë një objekt i fuqishëm i dëshirës. Një këpucë dekolte ose sandale me takë të lartë menjëherë transformon siluetën femërore, mban muskujt e këmbës dhe kofshëve të kontraktuar dhe pastaj modifikon formën e tyre dhe vitheve, duke i bërë më sensuale. Edhe ecja merr një ritëm tjetër, më fleksibël dhe me lëvizjet e legenit që meshkujt i cilësojnë si shumë tërheqëse.

Gëzimi i zotërimit të tyre – Ne e dimë se blerja e këpucëve është një moment vetë-kënaqësie që ka fuqinë për të rritur gjendjen shpirtërore dhe për të përmirësuar vetëbesimin. Një këpucë e mirë është një mënyrë e sigurt për të përmirësuar imazhin tuaj dhe për të tërhequr vëmendjen te vetja pa shumë mundim. Këpucët gjithashtu mund të luajnë rolin e kompensimit, të afta për të mbushur boshllëkun e shkaktuar nga humbja e diçkaje tjetër. Me pak fjalë, një palë këpucë të reja mund të mbushin një zbrazëti të brendshme dhe të sigurojnë një kënaqësi që varet vetëm prej nesh, pavarësisht nga konkurrenca e njerëzve të tjerë. Kjo është arsyeja pse të kesh këpucë perfekte për çdo rast shtyn shumë gra për t’i ruajtur ato ose, të paktën, të posedojnë një numër të madh. Kjo dëshirë mund të shndërrohet në një obsesion të vërtetë. Sipas teorive psikologjike, këmbët janë mjeti i parë i transportit, kështu që të zotërimi i shumë këpucëve është një mënyrë për të pasur sundimin e hapësirës dhe tokës.

Çështje karakteri – Zgjedhja e këpucëve mund të zbulojë shumë për karakterin tonë. Për shembull, ato që mbajnë gjithmonë këpucë me takë dhe ngjyra të ndezura shpesh kanë një natyrë të çuditshme dhe rebele, por gjithashtu mund të fshehin një përvojë të vetmisë dhe frikën e ndjenjës së refuzuar nga të tjerët. Një këpucë me një takë të lartë dhe të fortë mund të jetë një tregues i agresionit dhe dëshirës për dominim. Ato që duan këpucë të hapura në majë janë zakonisht të gëzuara. Së fundi, kushdo që vesh atlete është një person pragmatik, realist dhe i sinqertë.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://www.tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top