Këshilla & Arsye

June 28, 2018 | 13:28

Nga Lira Gjika / Prindër kujdes me pyetjet që krijojnë ankth, fëmija ka nevojë për qetësi, dashuri dhe siguri

“Kë do ti më shumë” ? kjo pyetje e tmerrshme që e drithëron fëmijën deri në qelizë mesa duket është e pamundur të shkulet nga fjalori ynë. Këtë pyetje, ja bëjnë fëmijës, të gjithë të rriturit pa përjashtim: prindërit, gjyshërit, mësuesit, gazetarët, deri pediatrit e psikologët.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Asnjërit nuk i shkon mendja, se çfarë presioni e ankthi i krijojnë fëmijës. Fëmija nuk e kupton këtë frazë, pasi ai mendon se janë të rriturit, që duhet ta duan dhe jo ai që është i vogël. Gjithashtu e vendosin para një zgjedhjeje që ai nuk di ta bëjë. Ai ka nevojë për të dy prindërit e tij dhe nuk arrin të kuptojë pse duhet të zgjedhë njërin.

Të rritur, lëreni të qetë fëmijën. Jepini ju dashurinë dhe sigurinë aq të nevojshme për të, që të bëhet një i rritur i zoti e i lirë e jo i varur e dyshues ndaj tjetrit. Të rritur pa përjashtim hiqeni këtë pyetje nga përdorimi nëse vërtetë i doni fëmijët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top