Këshilla & Arsye

June 28, 2018 | 14:04

3 këshilla për më shumë produktivitet dhe lumturi

Richard Branson beson se lumturia shpie në produktivitet, ndërkaq pengesat në biznes gjithmonë i sheh si mundësi dhe jo vetëm si sfida. Ai tregon se idetë më të mira kompania e tij i merr duke folur me njerëzit dhe konsumatorët.

Mbi të gjitha, Richard Branson ka një teori interesante sa i përket suksesit: duke i ndihmuar njerëzit që ju rrethojnë, në vend se të ndihmoni veten, ju keni më shumë mundësi të bëheni të shëndetshëm mendërisht dhe më të lumtur, e këto të dyja ju ndihmojnë të keni sukses në jetën personale dhe profesionale.

Ai ka shpjeguar tri mënyrat të cilat duhet t’i ndiqni për ta arritur këtë.

1.Gjeni kohë. Dita shumë shpejt përfundon dhe është shumë e rëndësishme të gjeni kohë për njerëzit më të rëndësishëm në jetën tuaj. Një drekë me familjarët ose një thirrje me kamera mund të bëjë shumë ndryshim në lumturinë tuaj.

2.Dëgjoni të dashurit tuaj. Kur shpenzoni kohë me njerëzit që janë më të rëndësishmit për ju, bëni të ndihen të rëndësishëm dhe të vlerësuar duke i dëgjuar. Kur dikush ju flet, mos u ndalni dhe pritni të përgjigjeni dhe t’i tregoni se si e gjithë historia e tyre lidhet me tuajën. Kini pak mëshirë dhe mendoni si po kalojnë dhe dëgjojeni më vete. Ky dëgjim nuk është për ju, është për ta.

3.Veproni. Sapo ta kuptoni se çfarë po ndodh në jetën e dikujt, mendoni si mund të veproni për ta bërë të ndihet më mirë apo ta bëni të buzëqesh.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top