Këshilla & Arsye

November 12, 2018 | 13:53

Nga Lira Gjika / Prindër kujdes me reagimet ndaj fëmijëve, pasi disa shprehje dëmtojnë strukturat e njerëzores

“Po pusho pra, pusho” “Si nuk i mbyllet goja këtij fëmije”. Këto shprehje vazhdojnë të jenë pjesë e komunikimit dhe e trajtimit të fëmijëve edhe pse e dimë që bëjnë dëm.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Të gjithë të rriturit, duke filluar nga nëna, babai dhe për fat të keq edhe mësuesit, i përdorin këto shprehje pa i shkuar në mend se janë shprehje, që gjymtojnë shumë. Përdorimi i fjalës “pusho”, është tregues i padurimit, nervozizmit dhe bezdisë të të rriturit ndaj të parriturit. Pra, kur të rriturit i kanë “hipur nervat”, pasi nuk po e mposht fëmijën.

Jo rastësisht në vendet e zhvilluara, fjala “pusho” është e ndaluar me ligj, të përdoret në institucionet e edukimit parashkollore dhe shkollore. Shkencëtarët thonë se kur ky urdhër i jepet fëmijës nga i rrituri, truri i fëmijës stopon së menduari. Ky stopim shkakton “tharje” në strukturat e brishta të njerëzores, që fëmija me shumë mundim po ndërton. 

Kjo është dhe arsyeja, që vendet e zhvilluara e kanë ndaluar përdorimin e kësaj fjale në mjediset e edukimit. Mbase ka ardhur koha që ne të rriturit të fillojmë ta shmangim nga fjalori i përdorimit me fëmijët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top