Mirëqenie

November 12, 2018 | 13:30

Të mirat që sjell në shëndet konsumimi i lëngut të selinos

Nëse në rrjetet sociale ndiqni blogje ushqimesh, me siguri do të keni vënë re se tashmë, lëngu i selinos po bën namin dhe jo më kot. Sipas nutricionistëve, lëngu i bimës së gjelbër që përdoret kryesisht në gjellë dhe sallata të ndryshme, ka vlera të jashtëzakonshme ushqyese dhe ja çfarë duhet të dini për të përpara se ta fusni në shtrydhëse apo blender:

  1. Është hidratues

Duke qenë lëng, sigurisht që nuk kishte si të ishte ndryshe. Sidoqoftë, vetë selinoja ka përmbajtje goxha të lartë uji kështu që një gotë lëng selinoje do t’ju japë një dozë të mirë uji.

  1. Ndihmon në pakësimin e fryrjes së stomakut

Ka prova se një ose dy gota në ditë eliminojnë fryrjet e bezdisshme të stomakut, duke qenë se selinoja është një diuretik natyral.

  1. Është plot me antioksidantë

Selinoja ka antioksidantë të shumtë dhe veti anti-inflamatore, perfekte për t’u mbrojtur gjatë periudhës së gripit.

  1. Është një burim i mirë magnezi

Çka do të thotë se bën mirë për muskujt, tretjen dhe gjumin.

  1. Ka nivele shumë të ulëta sheqeri

Një gotë lëng selinoje ka vetëm 1 gram sheqer, krahasuar me një gotë lëng portokalli që ka 7 gram.

  1. Ka pak kalori

Një gotë selino ka vetëm 15 kalori.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top