Këshilla & Arsye

November 16, 2018 | 11:27

Nga Lira Gjika / Prindër, mundohuni të dalloni shqetësimin e fëmijëve dhe kujdes me pyetjen ‘pse’

Fëmijët, nga mosha 3 vjeç e deri në moshën 6-7 vjeç, e kanë shumë të vështirë të tregojnë një ngjarje që i ka trembur. Shpesh ata nuk e tregojnë menjëherë, por pas disa kohesh që u ka ndodhur kjo eksperiencë.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Kjo vonesë ka disa arsye: e para nuk dinë ta tregojnë. Fëmija e ka shumë të vështirë të lidhë ngjarjen me fjalët që duhet të përdorë për të treguar çfarë i ka ndodhur. E dyta, atij i duhet kohë t’i rendis gjërat dhe fjalët që të mund të shprehet. Dhe e treta, ka shumë frikë apo i mungon kurajo për të treguar, sepse e tremb ndjesia se mos është ai fajtor për eksperiencën e keqe.

Në këtë fazë të jetës njeriu është i parritur si psikoemocionalisht po ashtu edhe nga ana gjuhësore që të mund të shprehet. Prandaj prindër kini kujdes dhe përpiquni të dalloni shqetësimin te fëmija edhe pse nuk është e lehtë. Dhe përpiquni që kur të bëni pyetje të evitoni pyetjen e tmerrshme “pse”. Fëmija kur dëgjon këtë pyetje jo vetëm trembet, por humbet edhe atë pak aftësi që me mund ka ndërtuar për të menduar dhe shprehur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top