Këshilla & Arsye

May 22, 2018 | 10:49

Nga Lira Gjika: Prindër, ndihmojini fëmijët të prezantojnë veten!

Të gjithëve u ndodh të gjenden në mjedise me të rritur dhe fëmijë ku prindërit nuk i paraqesin fëmijët e tyre, por përkundrazi u kërkojnë, i detyrojnë deri edhe i fyejnë që ata të vetëparaqiten. Askujt nuk i shkon ndërmend se fëmija nuk mund ta bëjë këtë veprim, pasi nuk janë ndërtuar ende strukturat dhe mekanizmat psikikë që realizojnë këtë proces.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Prindërve nuk u shkon ndërmend se është detyra e tyre, që të paraqesin fëmijën e tyre tek të tjerët.

Prindi ose zëvendësuesi i tij (kujdestari, edukatori, mësuesi) duhet të bëjë paraqitjen, të tregojë emrin dhe disa cilësi të fëmijës (i/e bukur, i/e mençur, djali/vajza ime e vogël, e madhe), apo duke treguar se është djali apo vajza e parë apo e vogël, se e quajnë X apo Y dhe se është një djalë ose vajzë shumë speciale, fjalë të cilat e bëjnë fëmijën të ndihet mirë dhe i vlerësuar.

Kjo mënyrë e siguron fëmijën se prindërit ndihen krenarë për të dhe e ndihmon për të rritur shkallën e vetëvlerësimit, pa të cilën nuk mund të realizohet si individ dhe qytetar.

prinderKur shohin një fëmijë me prindin e tij, të rriturit i drejtohen fëmijës “Po ti, si e ke emrin?”. Prindi ndërhyn duke e nxitur të thotë emrin. Fëmija hesht dhe struket pas prindit, por prindi këmbëngul më me ngulm edhe fizikisht që fëmija të tregojë emrin. Nuk mjafton kjo, por i rrituri tjetër plotëson kuadrin me shprehjen shumë “inteligjente”: “ Uaa, ti nuk e di emrin tënd?”

Kjo praktikë nuk është vetëm e gabuar, por ndikon drejtpërdrejt në atë proces psikik që quhet vetëvlerësim. Ky veprim, në dukje pa rëndësi, pengon mekanizmat dhe strukturat psikike që janë të lidhura me të (vetëvlerësimin).

(marrë nga libri “Fëmijëria”)

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top