Në fokus

May 22, 2018 | 9:37

Përgjigjja e vajzës 11-vjeçare ndaj mësuesit po bëhet virale

Mosmarrëveshjet në shkollë zakonisht përfshijnë ndërveprimin midis prindërve dhe administratorëve. Nëse ndodh diçka me një mësues, shumë herë fëmija do të vijë në shtëpi dhe do  njoftojë prindërit, duke u lejuar atyre të merren me gjërat.

Por ka raste kur fillon pavarësia dhe fëmijët i adresojnë gjërat vetë. Ava Morrison Bell, një 11-vjeçare nga U.K., definitivisht di se si të flasë. Madje ajo mund të mbështesë dhe me fakte atë që ajo thotë.

Kur jepet një studim i fundvitit për mënyrën se si mësuesi i saj mund të përmirësohej në klasë, Ava mendon dhe shkruan përgjigjen e saj:

“Mos përdorni ndëshkime kolektive pasi nuk është e drejtë për shumë njerëz që nuk kanë bërë asgjë dhe në Konventat e Gjenevës të vitit 1949 kjo gjë është një krim lufte”.

Po, ajo përmendi ligjet e Konventës së Gjenevës. A mund të citoni ndonjë nga këto? Ajo i referohet nenit 33 të Katër Konventave që ndalon dënimin kolektiv.

Ajo ka një farë të drejte. Kam hasur të njëjtën çështje deri në mësuesin e katërt të vajzës sime, i cili ndëshkon të gjithë klasën kur vetëm dy ose tre studentë shkaktonin probleme. Ai krijoi pakënaqësi në mesin e fëmijëve jo të keq, që humbën privilegjet, si pushimi, shprehet babai i saj.

Për fëmijët më të vegjël, ata e shohin mësuesin si të padrejtë kur nuk janë përgjegjës për sjelljen e keqe. Ka kuptim. Sa të rritur do të duan të ndëshkohen për diçka që nuk e kanë bërë?

Por përsëri i kthehemi referimit të kësaj vajze të zgjuar në Nenin 33, ku thuhet:

“Asnjë person i mbrojtur nuk mund të dënohet për një vepër që ai ose ajo nuk e ka kryer personalisht. Ndëshkimet kolektive dhe gjithashtu të gjitha masat e frikësimit ose të terrorizmit janë të ndaluara. Grabitja është e ndaluar. Masat ndëshkimore kundër personave të mbrojtur dhe pronat të tyre janë të ndaluara. “

Babai i saj bëri të qartë se Ava e do mësuesin e saj, por ky aspekt i metodave të tij të mësimdhënies është një problem i vogël për të.

Disa fëmijë janë shumë të frikësuar për ta bërë këtë, por për këtë vajzë të vogël që ka këmbënguljen për t’iu përgjigjur në këtë mënyrë dhe sigurimi i një reference shkencore është shumë mbresëlënëse.

Nuk do të ishte befasuese nëse Ava do të bëhet avokate ose gjyqtare në të ardhmen edhe nëse askush nuk është në luftë. Të paktën ka shkollën e mesme dhe të lartën përpara për ta ndihmuar atë të mprehë aftësitë e saj.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://tiphero.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top