Këshilla & Arsye

September 3, 2018 | 14:32

Nga Lira Gjika / Prindër, organizojeni ditën e fëmijës sa më larg pajisjeve elektronike!

Mjetet elektronike janë një arritje e madhe e shkencës dhe njeriut, por po u përdorën keq, ato bëhen shumë të dëmshme.  Kudo, nëpër rrugë, lokale, në shtëpi, shikon njerëz, të rritur dhe fëmijë, me mjete të tilla në dorë. Kur i sheh nga larg kujton se këta njerëz janë së bashku, por kur afrohesh i sheh që gjithkush është në “hesap të vet”.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Të gjithë të rriturit flasin për dëmet e këtyre mjeteve te fëmijët, por edhe kur flasin i kanë mjetet në dorë dhe madje edhe gjatë diskutimit, sytë i mbajnë te i-phoni apo i-padi. Këtu fillon edhe e keqja. Si ta kuptojë i vogli, se i-phoni apo i-padi bën keq, kur babi, mami, por edhe edukatorja, dhe zysha, janë me të në dorë? Përdorimi i mjeteve elektronike pa kriter dhe pa përgjegjësi është problemi dhe jo mjeti vetë.

Prindër, që qahen se fëmijët e kalojnë gjithë ditën me lojëra elektronike të përpiqen të kufizojnë veten në përdorimin në shtëpi të mjeteve të tilla dhe t’u organizojnë ditën fëmijëve me aktivitete të ndryshme sportive dhe artistike. Po pritëm që fëmija t’i gjejë vetë mënyrat e argëtimit, natyrisht që ai do të zgjedh të argëtohet si i rritur, pra të përdorë mjetet elektronike. Fëmija natyrisht, që duhet të merret edhe me mjetet elektronike, madje me shumë seriozitet për të shmangur varësinë prej tyre, që sot po bëhet gjithnjë e më shumë alarmante si problem, por jo, që të mos i mësojë e të dijë ti përdorë.

Nëse ato, mjetet e shumta elektronike, përdoren me rregull e masë, vetëm e përgatisin fëmijën, që “nesër” kur të shkojë në shkollë apo punë, të jetë i aftë ti përdorë me efikasitet. Kjo “gjë”, ky problem, është i gjithi në “dorën” e të rriturit. Nëse i rrituri është i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm për fëmijën, nuk ndodh asgjë e keqe.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top