Në fokus

September 3, 2018 | 14:23

Perimet e skuqura më të mira se ato të ziera, por vetëm me një kusht…

Ekspertët kanë arritur përfundim interesant, që perimet e skuqura janë më të shëndetshme se perimet e ziera, por vetëm me një kusht. Skuqja e perimeve është më e shëndetshëm se zierja dhe madje mund të ndihmojë uljen e rrezikut kancerit, thonë ekspertët e Universitetit në Granad, në studimin e botuar në revistën Food Chemistry Journal.

Aty thuhet se ushqimet e skuqura, përkatësisht perimet, mund të jenë më të shëndetshme se ato të ziera, por vetëm nëse skuqen me vaj ulliri. Ekspertët dolën në përfundim se perimet e skuqura si domatet, patatet, patëllxhani, kungulleshkat, janë mënyra më e mirë për t’i konsumuar.

Sekreti është se duhet të skuqen në vaj ulliri, që përmban përbërës të fortë antioksidues, që ulin rrezikun nga lloje të ndryshme të kancerit dhe sëmundjeve të tjera.

Pasi ekspertët kanë testuar katër teknika të zierjes, ata kanë ardhur në përfundim se perimet e skuqura kanë absorbuar disa prej antioksiduesve, që i hasim në vajin e ullirit. Ndryshime të tilla nuk janë vërejtur te perimet e ziera në ujë. Perimet e skuqura përmbajnë deri në 10 g yndyrë për 100 g perime. 

Megjithatë, me çfarë mund të zëvendësohen?

Idealja është të konsumoni perime të freskëta. Nëse ju nuk keni kohë të zgjidhni perime të freskëta, mos harroni se perimet e ngrira (jo të skuqura) të përzgjidhen me kujdes, të gatuhen me avull, në mënyrë që të ruajnë të gjitha vitaminat e tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top