Këshilla & Arsye

June 7, 2018 | 13:58

Nga Lira Gjika / Prindër, shikojini “shkarravinat” e fëmijëve si “pasqyrë” të përpjekjeve për t’u rritur e zhvilluar!

Prindër! Përpiquni të kuptoni, që fëmija juaj nuk bën shkarravina. Fëmija po përpiqet të bashkojë, shqisat, memorien, zhdërvjelltësinë e dorës dhe fantazinë e tij, për të realizuar atë që ka parë, di dhe ka mësuar.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Fëmija dëshiron të bëjë gjëra me dorën e tij që i rrituri t’ia vlerësojë e të mahnitet se sa i zoti është ai, i vogli. Mirëpo i rrituri është gati i verbër ndaj përpjekjeve titanike të fëmijës. Ai në vend që ta pyesë se çfarë ka vizatuar, i bën shuk ato dhe i hedh në koshin e mbeturinave. Prindër, të rritur shikojini “shkarravinat” e fëmijëve si “pasqyrë” të përpjekjeve, që fëmija bën për të rritur e zhvilluar veten.

Ky është një proces psikik i gjatë e i vështirë dhe pa praninë, miratimin dhe entuziazmin e të rriturit, bëhet edhe më i vështirë, por edhe mund të ndërpritet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top