Këshilla & Arsye

May 12, 2018 | 8:55

Nga Lira Gjika / Prindër,kujdes! Keqpërdorimi i gjuhës ndikon në mendimet e fëmijëve

Prindër, kujdes me përdorimin e shprehjeve pasthirma, “hë mo hë”, “hë, hë, mjaft”, “ho mi mo”,”etj”, që i përdorni kudo, me fëmijët, me njëri-tjetrin dhe të tjerëve. Kjo mënyrë të foluri, e juaja, bën një dëm të pariparueshëm te fëmijët.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Kjo mënyrë të shprehuri, është keqpërdorim i gjuhës primitive, që prish urën ndërmjet gjuhës dhe fjalës. Dhe ura, ndërmjet gjuhës dhe fjalës, është mendimi. Kjo treshe do mirëmbajtur me kujdes dhe jo keqpërdorur pa përgjegjësi, siç ndodh shpesh.

Kjo mënyrë e lë fjalën të shkëputur nga gjuha dhe dashur padashur fjala mbetet si një send dhe bosh.

“Gjuha është e ardhme e qenies” thotë Heidegger, prandaj kini kujdes mos e keqpërdorni.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top