Këshilla & Arsye

August 13, 2018 | 10:00

Nga Lira Gjika: Si vijmë në jetë… si t’u shpjegojmë me fjalë të bukura fëmijëve kënaqësinë trup-shpirt

Shpesh dëgjoj prindër apo gjyshër që pyesin: “Po si t’ia themi se si erdhi në jetë?”.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Gjithmonë kam menduar: sa frikë kemi dhe sa të varfër jemi në fjalor, për t’u treguar fëmijëve të vërtetën e bukur të jetës. E gjithë kjo paaftësi dhe ngurtësim, për shkak të paragjykimit se akti seksual është turp.

Akti i krijimit të njeriut, i cili i paragjykuar dhe i bërë pis nga etiketimi turp, vazhdon të gjymtojë identitetin e fëmijëve tanë. Po si nuk mund t’u shkojë mendja more prindër, të zgjidhni ca fjalë që edhe në shqip janë po aq të bukura dhe të vërteta. Si nuk mund të thoni që të krijohet jeta duhet shumë energji, kënaqësi, bukuri dhe mirësi dhe trupi e shpirti i njeriut i bashkon të gjitha që të mund të ngjizë jetën.

1Dy njerëz duhet të njihen dhe të rrinë bashkë me njëri-tjetrin që të besojnë se mund të arrijnë atë komunikim trup dhe shpirt, që nxjerr më të mirën, duke provuar atë kënaqësi aq të madhe si në trup dhe në shpirt, e cila nxit jetën e re të marrë udhë e të vijë në këtë botë. Kaq e thjeshtë është!

Sa për pjesën tjetër, nuk ka nevojë për detaje, ato zbulohen vetvetiu, mjaft të shmanget perceptimi i seksualitetit si turp.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top