Këshilla & Arsye

October 10, 2020 | 8:08

Nga Lira Gjika / Sjellja e prindit dhe ndjenja e fajit te fëmija

Prindër! Fëmija, dashurinë tuaj e përfton nëpërmjet fjalëve, veprimeve dhe zërit tuaj, sidomos kur flisni me partnerin apo bashkëshortin tuaj. Fëmija juaj nuk e sheh atë që ju ndjeni dhe mendoni për të. Fëmija juaj sheh shprehjen e fytyrës tuaj, veprimin tuaj dhe dëgjon tonin e zërit tuaj, fjalët që ju përdorni.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Shpesh ju nuk i mbani mend fjalët, që keni përdorur, me çfarë toni i keni shprehur. Ju keni reaguar e folur sipas ngarkesës tuaj emocionale, pa ju shkuar në mend që fëmija juaj është aty apo diku aty pranë, që dëgjon, shikon dhe ndjen në kulm vëmendjen, që provokon pasiguria dhe frika.

Fëmija kur shikon apo dëgjon një të rritur të ngrysur e të nervozuar, mendon se është faji i tij, që ai, i rrituri sillet ashtu. Kjo mënyrë të menduari të fëmijës, që ai është fajtor, kur të rriturit pranë tij, duke filluar nga prindërit, grinden me njëri-tjetrin tashmë është vërtetuar nga studime afatgjata. Për këtë arsye prindërit duhet të jenë shumë të vëmendshëm për sjelljen e tyre me fëmijën apo me të tjerët. Fëmija e ka të rriturin modelin dhe sigurinë e ekzistencës së tij.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top