Këshilla & Arsye

July 2, 2018 | 12:33

Nga Lira Gjika / Të kënduarit i shoqëruar me gjeste ndihmon fëmijën të përvetësojë fjalët!

Çasti i parë kur fëmija bie në kontakt me fjalën është pikërisht çasti kur takon nënën dhe ajo i thotë fjalët e para. Kur fëmija qan, grindet apo kur e vendos në gjumë, nëna në mënyrë të vetvetishme i këndon. Kujtoni ninullat që i këndojnë nënat fëmijës. Në këtë dialog monolog të nënës me fëmijën, nëna duke i kënduar fëmijës, qetëson veten edhe fëmijën, duke krijuar një situatë emocionale të qetë e të sigurt.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Fëmija në paqe me nënën dhe veten thith qumështin dhe fjalët e sajë. Dhe kjo formë që ekziston që në zanafillë të njerëzores është përpunuar e kthyer në një praktikë ideale për të mësuar fëmija fjalën dhe kuptimin e saj. Të kënduarit e shoqëruar me lëvizjet trupore e ndihmon fëmijën të mësojë dhe përvetësojë fjalët duke pasuruar dhe ndërtuar lidhjen fjalë gjuhë. Duke kënduar e lodruar, fëmija kupton edhe çfarë thotë. Ndërsa kur thotë vetëm vjershën, shkalla e ankthit është shumë e lartë dhe pengon qetësinë që i duhet fëmijës ta kuptojë fjalën.

Vjersha ushqen të mësuarin përmendësh, pavarësisht nëse e kupton apo jo fjalën. Për këtë arsye është hequr në praktikat mësimore të moshës parashkollore. Jo më kot në vendet e zhvilluara praktikat e të mësuarit të të folurit dhe e të kuptuarit realizohet nëpërmjet këngëve dhe dialogut i rritur i parritur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top