Mirëqenie

July 2, 2018 | 12:54

Zbulohet mënyra për fertilitetin e femrave të prekura nga tumori

Shkencëtarët kanë hedhur disa hapa shpresëdhënëse drejt krijimit të një vezoreje artificiale, që mund të përmirësojë në mënyrë drastike trajtimet e pjellorisë për femrat, duke ndihmuar në mënyrë të veçantë gratë që kanë vuajtur nga kanceri e i janë nënshtruar kimioterapisë.

Teknika synon të ndihmojë ato që rrezikojnë infertilitetin. Studiuesit danezë kanë ndërhyrë duke hequr pjesë të një vezoreje normale, e duke i alternuar ato në mënyrë që të transplantohen më vonë kur femra dëshiron që të ketë fëmijë.

Aktualisht, në rastet e grave që preken nga kanceri, merret material nga vezorja përpara trajtimit të dëmshëm me kimioterapi dhe ruhet për t’u përdorur më vonë. Problemi është se, aty mund të ketë edhe qeliza kancerogjene, të cilat në këtë mënyrë do të rifuteshin në trupin e femrës. Metoda e re e shmang një rrezik të tillë. 

Ekipi danez ka përdorur një proces kimik për t’i larguar materialit të marrë nga trupi i femrës, qelizat që mund të kenë marrë udhëzime të gabuara për rritjen e atyre kanceroze.

Këtë vezore “të zbrazur” e mbushin pastaj me vezë që nuk kanë arritur pjekurinë. Ato mund të ri-integrohen shumë mirë me njëra-tjetrën, siç e kanë treguar eksperimentet e realizuara te minjtë. Zbulimi revolucionar është përshëndetur gjerësisht, por do të duhen vite të tëra verifikimesh përpara se ai të aplikohet te njerëzit.

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top