Këshilla & Arsye

September 26, 2018 | 9:31

Nga Lira Gjika / Të rritur, shmangini paragjykimet dhe lejojini fëmijët të bëhen zot të vetes!

“Të shkretët këta, kanë një fëmijë me probleme”. Kjo shprehje i shoqëron pa u ndarë fëmijët që kanë një vështirës, një kufizim fizik apo psihik dhe prindërit e tyre. Dhe për fat të keq këtë shprehje e përdorin edhe specialistët që merren me trajtimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, mjekët dhe psikologët.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Asnjërit nuk i shkon në mënd që fëmija vërtet ka një vështirësi apo kufizim, por kjo nuk do të thotë që ai nuk kupton dhe dëgjon ato fjalë therëse që thuhen për të. Ajo që është më e keqja, njerëzve nuk u shkon në mënd që si të rritur, që janë, duhet ta ndihmojnë që t’ia dalë dhe jo ta pengojnë me etiketime dhe ta bëjnë të ndihet i mjerë dhe fatkeqësi e familjes së tij.

Këta fëmijë vuajnë edhe më shumë për shkak të papërgjegjshmërisë së të rriturve. Ata, të rriturit, i shohin, i dallojnë dhe i njehsojnë këta fëmijë me kufizimin e tyre, ndërsa atë nuk e përfillin fare. Të rritur, prindër, specialist, përpiquni tua lehtësoni vështirësitë dhe mos u bëni pengesë që edhe ata të jetojnë jetën e tyre e të bëhen zot të vetes. E vetmja gjë që u kërkohet është të shmangni paragjykimet dhe etiketimin, të tjerat do ti realizojnë ata vetë. Të paktën kështu ndodh atje ku shmanget paragjykimi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top